• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përurohet godina e re e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës, Erion Veliaj: Bashkia e Tiranës me numrin më të madh të aseteve publike

4 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës, është ndërtuar nga e para, me mjedise të reja dhe hapësira të bollshme edhe për administratën e Njësisë Administrative Nr. 7, ku qytetarët mund të marrin shërbime çdo ditë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është një hapësirë e re, e cila i shtohet aseteve të rëndësishme të qytetit, duke përmirësuar kushtet për punonjësit dhe qytetarët.

“Në vitet ’90 në Tiranë, filozofia ishte “privatizo dhe jepja të gjitha privatit”. Por, ndërkohë Bashkia e Londrës është 30% pronare e çdo ndërtese në Londër; Bashkia e Berlinit është 35% pronare e çdo ndërtese në Berlin, kurse vendin e parë e mban Bashkia e Vjenës, ku 40-45% e pronës është në pronë të saj. Kjo do të thotë se, filozofia e qyteteve ka qenë si t’i shtojnë asetet e tyre, jo t’ua japin privatit. Sot jetojmë në një qytet si Tirana, ku vlera imobilare është jashtëzakonisht e lartë dhe gjithmonë në rritje. Mjafton vetëm vlerësimi i fundit që u kanë bërë njerëzit shtëpive për të kuptuar se në 8 vitet e fundit vlera e pronës ka ndryshuar me 200-250%, e në disa raste është 3 apo 4-fishuar. Që do të thotë se sot, edhe sharësi më i madh i punëve të Bashkisë së Tiranës, është bërë më i pasur, teksa shan në “Facebook” nga divani”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ambicia e bashkisë, është që në fund të këtij mandati të ketë numrin më të madh të aseteve shtetërore.

“Nëse një tirons i vjetër, ‘den baba den’, negocion me të gjithë zhvilluesit dhe si pronar merr njëherë 20, njëherë 35, njëherë 40% të vlerës, – kam dëgjuar raste edhe 50% – për t’u bërë pjesë e zhvillimit, atëherë ‘tironsi’ më i madh është Bashkia e Tiranës, sepse është pronari më i madh i këtyre aseteve. Për herë të parë futëm filozofinë ku do të sillemi si një ‘tirons’ ‘den baba den’, dhe do themi: meqë në këtë zhvillim kemi një pjesë, qyteti duhet të marrë pronën e tij, siç e merr çdo privat. Ambicia ime është që ta lë këtë qytet, në fund të këtij mandati, me numrin më të madh të aseteve që kemi pasur ndonjëherë në 103 vite si kryeqytet i Republikës së Shqipërisë. Një qytet që ka asete imobiliare, që ka mënyra për të marrë kredi për të hipotekuar kapitalin e vet, është një qytet i fortë, që mund të bëjë punë të jashtëzakonshme”, theksoi ai.

Veliaj zbuloi disa prej institucioneve kryesore publike, të cilat do të vendosen në lagjet e reja të rindërtuara në Tiranë.

“Jemi në fazën finale të miratimit të projektit për ndërtimin e një godinës së re të Bashkisë së Tiranës në Bulevardin e Ri, ku bashkia është edhe pronarja më e madhe, por edhe qiramarrësi më i madh. Një pjesë e disa drejtorive do të transferohen në lagje si “5 Maji” dhe “Kombinati”, për t’u siguruar që institucionet të jenë më afër qytetarëve, por edhe sjellin ekonomi për zonën. Sigurisht, selinë tradicionale të bashkisë do ta kemi në qendër të Tiranës, por ndërkaq duhet të jemi të pranishëm edhe në pika të ndryshme të qytetit. Te Bulevardi i Ri do të jetë edhe Poli i Drejtësisë”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku e mbylli fjalën duke thënë se Tirana është zyrtarisht kryeqyteti me taksat më të ulëta në rajon.

Paraardhëse

Parashikimi i motit 2023, kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 32 gradë

Pasardhëse

Frrok Çupi: Edi Rama foli herët, lajmësi ‘digjet’

Pasardhëse

Frrok Çupi: Edi Rama foli herët, lajmësi ‘digjet’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.