• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Përse kërkohet nga të gjithë Aronia e Dibrës? Ja mrekullitë e frutit të rrallë medicinal

25 July, 2018
në Shëndet
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një frut i rrallë medicinal po kultivohet në Shqipëri, vlerat e të cilit janë të jashtëzakonshme për kurimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.

Bëhet fjalë për Aronian.

Një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.

Në Maqellarë të Dibrës, fermeri Zija Keshi nga viti në vit por zgjeron me sukses parcelat e tij me këtë frut të çmuar si për shijen e veçantë ashtu edhe për vetitë shëruese.

Ai thotë se tri vite më parë ai testoi kultivimin e këtij fruti në një parcelë eksperimentale dhe pasi u bind se kushtet për kultivimin e saj ishin optimale atëherë vendosi të niste kultivimin masiv të saj.

“Aktualisht kam mbjellë rreth 6500 metra katrorë sipërfaqe toke me bimën e Aronias. Ky është viti i dytë i prodhimit dhe perspektiva është shumë e mirë.

Jam duke u kujdesur personalisht për çdo bimë të Aronias që kam mbjellë.

Synimi është që prodhimi të jetë tërësisht bio ndaj dhe frutat e Arionas në parcelën tonë po rriten përmes plehut organik dhe ujit dhe asgjë tjetër. Ndihem shumë mirë kur e them këtë fakt” shprehet Zijai për AgroWeb.org.

Megjithë mundimin në vitin e parë, mbjelljen dhe kujdesin e vazhdueshëm, Zija Keshi thotë se i gjithë përkushtimi i tij u shpërblye kur sa “hap e mbyll sytë” sipas tij, brenda kohës më të shkurtër që mund të imagjinonte të gjitha frutat e Arionas u shitën.

Përse të gjithë kërkojnë Aronian

Duke qenë se është ndër të paktët fermerë në Shqipëri që kultivojnë këtë frut të jashtëzakonshëm, Zijai është shndërrruar në pikën kryesore ku të gjithë drejtohen për të blerë Aronian e shumëkërkuar.

“Nga Kepi i Rodonit, Tirana, Durrësi, Jugu i Shqipërisë dhe Veriu, qytetarë nga i gjithë vendi kanë ardhur në fermën tonë ku kanë kërkuar të blejnë Aronia. Vitin e kaluar, brenda 1 muaji e gjysmë arrita të shisja 350 kilogramë.

Kjo më dha shpresë që këtë vit të rrija edhe më shumë plantacionet dhe prodhimin gjithashtu.

Këtë vit pres të marrë si prodhim rreth 2.5 ton aronia të njomë.

Këtë vit pres që ta shes edhe më shpejt të gjithë prodhimin sepse porositë kanë nisur me kohë dhe sa vijnë dhe shtohen” shprehet Zijai.

Ai tregon se të gjithë të interesuarit e blejnë për vlerat kurative që fruti i Aronias ka duke nisur nga sëmundjet e zemrës, tensionit të lartë, diabetit etj.

Vlerat e jashtëzakonshme medicinale

Në fakt, kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut.

Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Paraardhëse

Drama pikëlluese e binjakeve të humbura që po trondit botën: Babai mendon që janë gjallë. Deklarata e prindërve të tjerë: Janë vajzat tona

Pasardhëse

‘Ata s’do luteshin kurrë për ne’, Bes Kallaku bën deklaratën tronditëse

Pasardhëse

‘Ata s’do luteshin kurrë për ne’, Bes Kallaku bën deklaratën tronditëse

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.