• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përplasja e Sali Berishës me SHBA-në, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme

7 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendës ambasadorit të SHBA-ve, Demian Smith, i cili deklaroi se vetëm me BKH-në, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë.

Ngjela thekson se eksperti amerikan do të drejtojë dhe do të mbështesë në distancë Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri. Sipas Ngjelës, duke marrë në analizë dhe deklaratat e ambasadores Yuri Kim, marrja nën akuzë e Sali Berishës nga BKH, pasi u shpall non-grata nga SHBA, duhet të jetë çështje ditësh.

Postimi i Ngjelës:

“Erdhi më më fund eksperti i madh diplomatik që do drejtojë në distancë dhe do të mbështesë me forcën e politikës amerikane Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri. Ai është Damian Smith. Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Suksesi antikorrupsioni dhe antikrim, mori më në fund trajtën e konkretes. Dhe këtë angazhim zoti Smith e shprehu hapur e drejtpërsëdrejti. Në historinë e tiranëve ka një gjë të përbashkët, tek të gjithë: ata kanë frikë të tmershme nga ndëshkimi.

Po kr.imet që kanë bërë?

Ato, ata i dinë vlerë.

Por, Damian Smith tha sot në Tiranë se korrupsioni dhe krimi i pandashkuar deri tani, do të kalojë nën hetimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila sot filloi aktivitetin e vet profesional. Duke marrë në analizë faktike, atë që tha ambasadorja dje; dhe sidomos fjalimin e zëvendës ambasadorit Smith sot, arrijmë në konkluzionin se , marrja nën akuzë e Sali Berishës, nga BKH, duhet të jetë çështje ditësh.

Byroja Kombëtare e Hetimit është organ kushtetues në Shqipëri. Por, nese ajo këto ditë fillon çështjen penale kundër Sali Berishës me akuzë për korrupsion, në bazë të ligjit, ai nuk mund të marrë dot mandatin e deputetit. Të gjithë të korruptuarit e lartë, duhet të përgatiten për hetimin profesional që i pret. Shqipëria në këtë moment ndodhet në prag të shkëputjes së saj nga mesjeta korruptive që i ka marrë frymën.

Dhe ky lajm, erdhi pikërisht një ditë pas llomotitjes “heroike” të Sali Berishës, me një monolog shterpë dhe pa përmbajtje as politike, e as juridike. Gjithësesi, personi kompetent i politikës amerikane në Tiranë, iu përgjigj ashpër Berishës, por krijoi ndërkaq optimizëm te shqiptarët.

Saliu dje tha: ta dijë mirë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, se, këtu, jam unë. Kurse Damian Smith, me shumë theks, i tha sot atij: këtu tani është BGH. Kush është i dyshuar për korrupsion do kalojë nën hetim. Pandëshkueshmëria do të marrë fund. Dhe kuptohet se edhe fabula Berisha po merr fund.”-shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Bëjnë mrekulli! Mënyrat natyrale kundër alergjisë nga myku

Pasardhëse

Zbulohet sekreti i Greta Koçit, qenka fejuar prej kohësh dhe së shpejti martohet

Pasardhëse

Zbulohet sekreti i Greta Koçit, qenka fejuar prej kohësh dhe së shpejti martohet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.