• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përplasja Basha-Berisha, Fatos Lubonja: Ju tregoj se nga vjen dobësia e kreut të PD-së

8 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa komentoi zhvillimet e fundit në kampin blu, analisti Fatos Lubonja thekson se opozita në vend të bëj opozitën po shkatërron veten, çka sipas tij është në dëm jo vetëm të PD-së por edhe të Shqipërisë.

Duke folur në emisionin “Real Story” Lubonja thotë se Berishën e sheh si luftëtar më efikas se Basha ndaj partisë-shtet, por nuk pret prej tij që të bëjë ndryshimin e madh.

“Ka kohë që nuk mund të flitet me entuziazëm në politikën tonë, të dalësh ta mbështetësh me zemër një parti. Berisha kur e mori herën e parë rehabilitoi PS-në. Berisha kur erdhi në 2005-ën kjo nuk i dedikohet Berishës, por një sistemit të korruptuar që ngriti Nano. Kështu ishte edhe qeverisja e Berishës, që në 2013 Rama thoshte që në Shqipëri nuk jeton dot si njeri i ndershëm. Në këtë dinamike, ajo që po ndodh në PD është thjesht lufta kush ta mbajë partinë që nesër të vijë në pushtet. Një tezë që e ripërsëris më mirë të jenë tre banda, se mund të flasin më shumë, të denoncojnë më shumë, për interesa te tyre jo për popullin shqiptar, se sa kur humbet gjithë pushteti i pozitës edhe ngel një parti-shtet. Berishën e shoh si luftëtar më efikas se sa Basha për të mbajtur në këmbë një parti që mund t’i kundërvihet më me forcë kësaj partisë-shtet që ka ngrit Rama. Të flasësh për ndonjë ndryshim të madh që mund të sjellë Berisha, unë nuk e besoj që as Basha me Berishën së bashku nuk e sjellin dot. Një opozitë kaq e dobët, që në vend të bëj opozitën, shkatërron vet veten është një dëm jo vetëm ndaj opozitës, por ndaj Shqipërisë”, tha Lubonja.

Analisti tha se dobësia e kryedemokratit Basha nuk qëndron te fakti që humbi zgjedhjet, duke shtuar se ai duhet të ndërtonte një mbështetje popullore që të digjte Parlamentin si në Kirgistan.

“Mendoj se theksi mund të vihet te ajo pse është i dobët Basha? Nuk mendoj që dobësia e Bashës vjen ngaqë humbi zgjedhjet. Ashtu si kanë ardhur punët është e vështirë të fitohen zgjedhjet. Ky është një regjim që nuk rrëzohet me forma institucionale. Nuk mendoj që Basha është influencuar vetëm nga Berisha kur doli nga Parlamenti. Nuk mund të themi që ka qenë një Berishë që e kanë bërë Bashën të keq. Mendoj që kanë qenë zgjidhje që kishin një lloj sensi për të treguar që Shqipëria nuk ishte një vend normal. Por ai nuk ka ndërtuar një mbështetje të madhe popullore që të digjte Parlamentin si në Kirgistan. Por kishte militantë që i mundte policia e Sandrit me gaz. Opozitat nuk kanë pasur zemërim të vërtet popullor, edhe 21 janari kështu ka qenë, se po të ishte e vërtetë ditën tjetër pas vrasjes do digjej Kryeministria. Tani e shohim Bashën që del me tre senatorë, a thua se do fitojë se shkuan tre senatorë te zyra. Për mua është bërë më evidente që nuk fitohet me format që Basha po aplikon”, shprehet analisti.

Paraardhëse

Bamir Topi: Situata në PD katastrofike

Pasardhëse

Demokrati nxjerr prapaskenat: Pjesë të kabinetit dhe këshilltarë të Bashës thonë se ai nuk do të fitojë zgjedhjet

Pasardhëse

Demokrati nxjerr prapaskenat: Pjesë të kabinetit dhe këshilltarë të Bashës thonë se ai nuk do të fitojë zgjedhjet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.