• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përplasën policinë me Audi të blinduar, kush janë të “fortët” e Elbasanit

21 September, 2017
në Aktualitet
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Makina e nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit u përplas me dashje nga një makinë e blinduar, gjatë operacionit për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara si të trafikuara.

Shtatë automjete luksoze, mes të cilave një “Range Rover” me vlerë 100 mijë euro, janë sekuestruar në Elbasan gjatë operacionit të koduar “Summer 2017”, ku nuk mungoi as konfrontimi me forcat e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” në orët e vona të së hënës, ku efektivët e Policisë ndaluan për verifikim drejtuesin e automjetit luksoz “Range Rover”, me targë AA 040 OJ.

Mjeti drejtohej nga Kelmend Xhaferri dhe po shoqërohej për verifikim dokumentacioni, pasi Policia kishte dyshime se ishte trafikuar nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Por, gjatë momentit që po shoqërohej për në komisariat nga grupi “Shqiponjat” dhe nga një patrullë policie, një automjet tip “Audi” ka shkuar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të nëndrejtorit të Elbasanit, Gjergji Oshafi, i cili merrte pjesë në këtë aksion.

Gjatë manovrave të “Audi”-t, i cili rezulton në pronësi të biznesmenit të njohur në Elbasan, Petrit Çela, drejtuesi i saj goditi makinën e Policisë me targa MB 002 AA, që drejtohej nga nëndrejtori i Policisë, Oshafi. Policia bën të ditur se ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit tip “Audi” dhe po punon për kapjen e tij.

Më tej, makina “Audi” që dyshohet se është e blinduar është larguar me shpejtësi, duke hyrë në tregun agro-ushqimor, që ndodhet në dalje të qytetit dhe që po ashtu rezulton në pronësi të biznesmenit Çela. Në mbështetje të efektivëve të Policisë, në aksion morën pjesë dhe forcat e RENEA-s dhe FNSH-së.

Fillimisht, roja i tregut ka penguar policinë që të hyjë brenda, duke mos pranuar që të hapë derën. Por, më pas, policia ka hyrë brenda në objekt dhe ka bërë shoqërimin e disa personave.

Ledio Zabeli, 26 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua pasi ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover”, me targa AA 040 OJ, që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri.

Mjeti ishte i dyshuar dhe u ndalua nga Policia me qëllim verifikimin e dokumentacionit në kuadër të zbatimit të plan-operacionit për kontrollin e automjeteve të dyshuara të trafikuara.

Gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi materiali bimor, i dyshuar kanabis sativa. Bashkë me 26-vjeçarin u arrestua edhe Kelmend Xhaferri, 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e Policisë, grupi hetimor ka gjetur një pushkë sportive pa leje.

Gjithashtu, në pranga përfundoi dhe Valmir Dedja, 44 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi, duke qenë me detyrë roje i tregut agro-ushqimor, ka kundërshtuar urdhrin e Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Gjatë operacionit, përveç sekuestrimit të automjetit “Range Rover”, që rezulton në pronësi të Petrit Çelës, një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit, Policia sekuestroi edhe gjashtë automjete të tjera.

Mes tyre janë dhe dy automjete të blinduara, që rezultojnë po në pronësi të biznesmenit. Bëhet fjalë për dy makina tip “Audi A8”.

Ne kerkim biznesmeni

Policia e ka shpallur në kërkim pronarin e tri automjeteve të sekuestruara dhe të tregut agro-ushqimor, Petrit Çelën. Burime konfidenciale nga Policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit tip “Audi” është përplasur në shenjë revolte me mjetin e Policisë të drejtuar nga nëndrejtori i Policisë, Gjergji Oshafi, për vetë faktin se po i sekuestronin automjetin “Range Rover” me vlerë 100 mijë euro.

Ndërkohë, bëhet e ditur se policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijojnë kontrollet për kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi mjetin e Policisë.

Mes automjeteve të sekuestruara nga Policia me dyshimin se mund të jenë trafikuar nga vendet e BE-së janë edhe një “Audi” me targa AA 862 OI, në pronësi të shtetases E.Xh., mjeti tip “Golf”, me targa AA 097 SA, në pronësi të shtetasit E.H., mjeti tip “Toyota”, me targa AA 814 GN, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N., si dhe mjeti tip “Golf”, me targa AA 637 KD, në pronësi të shtetasit A.M.

Paraardhëse

“Kush e di ç’ka hequr Trump për një foto me Edi Ramën”

Pasardhëse

Dasëm në Las Vegas? Flet më në fund Joleza Koka

Pasardhëse

Dasëm në Las Vegas? Flet më në fund Joleza Koka

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.