• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Përpjekjet e presidentit turk për ndaljen e luftës, Erdogan këtë herë i kërkon “diçka të madhe” Putinit

5 January, 2023
në Botë
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi homologut rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim “të njëanshëm” në Ukrainë. “Presidenti Erdogan tha se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një vizion për zgjidhje të drejt”, tha zyra e Erdoganit, teksa njoftuan më 5 dhjetor se dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Erdogan po ashtu pritet të zhvillojë një bisedë telefonike gjatë të enjtes edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lideri turk ka përdorur raportet e mira që ka edhe me Moskën dhe me Kievin, për të tentuar që të ndërmjetësojë përfundimin e luftës, që Rusia nisi më 24 shkurt 2022.

Turqia ka qenë nikoqir i dy rundeve të bisedimeve të paqes dhe po ashtu ka ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për rinisjen e eksporteve të drithërave ukrainase nga Deti i Zi.

Erdogani po ashtu vazhdimisht ka tentuar që të sjellë në Turqi Putinin dhe Zelensky-n në një samit të paqes.

Thirrjet e Erdoganit për armëpushim vijnë pasi më herët gjatë së enjtes, lideri shpirtëror i Rusisë, Patriarku Kirill bëri thirrje për një marrëveshje armëpushimi gjatë Krishtlindjes Ortodokse, që festohet këtë javë.

Erdogani ka arritur të mbajë raporte të mira me Putinin, pasi ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe ka arritur marrëveshje dypalëshe tregtare gjatë kohës kur po zhvillohet lufta në Ukrainë.

Të dy liderët tani po tentojnë të çojnë përpara planet për të ndërtuar një qendër të gazit natyror në Turqi, që do t’i mundësonte Rusisë një rrugë alternative për të furnizuar Evropën me karburante.

Zyra e Erdoganit tha se Turqia “ka forcuar dhe do të vazhdojë ta forcojë infrastrukturën” për qendrën e propozuar të gazit.

Si Erdogan, ashtu edhe Putin, shpresojnë “që ky projekt të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zyra e presidentit të Turqisë.

Paraardhëse

Spartak Ngjela befason me deklaratën e tij për kreun e ri të SPAK: Altin Dumani mund të bëhet kryeministër ose president

Pasardhëse

Mëngjesi i acartë, dreka me temperatura pranvere! Njihuni me surprizat e motit për nesër

Pasardhëse

Mëngjesi i acartë, dreka me temperatura pranvere! Njihuni me surprizat e motit për nesër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.