• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Pero Pejic sërish në Shqipëri: Erdha për të ndihmuar Kukësin të rikthehet në vendin e parë

4 June, 2021
në Sport
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pero Pejic rikthehet në Shqipëri për të kontribuar në ish-skuadrën e tij, Kukësin, ku pritet vetëm zyrtarizimi i tij si drejtor i klubit verilindor.

Ish-sulmuesi kroat, ndër më të mirët në vitet e fundit në kampionatin shqiptar, tregon për “TCh” se si lindi kjo ide.

“Para 10 ditësh isha këtu dhe u takova me Safetin, më pas ika në Kroaci dhe erdha pashë finalen e Kupës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Ndenja dy orë me presidentin e Kukësit dhe ai më kërkoi që të ndihmoj skuadrën”. – tha ai.

Pejic ka luajtur me disa skuadra në Shqipëri. Ai tregon se marrëdhënia e tij me Kukësin është e veçantë.

“Unë me Safetin jemi si familjarë, prandaj pranova dhe erdha këtu për të ndihmuar skuadrën që të kthehet në vendin e parë”. – tha Pejic.

Këto ditë pritet vetëm zyrtarizimi i tij dhe plani është që skuadra të futet në merkato në këtë muaj për të filluar në korrik fazën përgatitore të plotë. Po cili do të jetë roli i Pejicit?

“Kam dashur ta ndihmoj ekipin si menaxher. Vitin e fundit kam ndjekur çdo ditë seancat stërvitore të Dinamos së Zagrebit dhe kam mësuar shumë e kam krijuar përvojë, por nuk jam ende gati për trajner”. – tha ai.

Megjithatë, Pejic ka qenë ndër të fundit sulmues te Kukësi që në sezonin 2014-2015 ka shënuar 31 gola dhe në sezonin 2016-2017 realizoi 28 gola.

Një profil i tillë mungon prej vitesh në Superiore.

“Nëse do një sulmues të mirë që shënon 20-25 gola në sezon, duhet të paguash shumë”.

Po a i ka garantuar Gjici se e ka buxhetin financiar për ta ringritur skuadrën?

“Po, po ai më ka garantuar që do të shpenzojë para për këtë sezon dhe ato pasardhëse”, përfundoi Pejiç.

Paraardhëse

Ambasada e SHBA-së në Tiranë tregon lëvizjen e Joe Biden që pritet të shkaktojë ‘tërmet’

Pasardhëse

Majlinda Bregu takim ‘kokë më kokë’ me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Zbardhen çështjet e rëndësishme që u diskutuan

Pasardhëse

Majlinda Bregu takim ‘kokë më kokë’ me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Zbardhen çështjet e rëndësishme që u diskutuan

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.