• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përmbytjet dhe moti i keq në vend, ministrja Olta Xhaçka ka një mesazh për qytetarët

26 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë në një deklaratë në lidhje me motin e keq që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme. Ajo shprehet se situata momentalisht në vend duket e qetë edhe pse reshjet kanë qenë intensive dhe do të vazhdojnë të jenë intensive.

Deri më tani janë marrë masa për forcimin e argjinaturave të lumenjve Vjosë e Seman, apo ndërhyrjet në Lezhë e Shkodër, si edhe në disa prefektura, së bashku me 450 km kanale kulluese të pastruara e të sistemuara, kanë ulur ndjeshëm rreziqet nga dëmet që shirat e dendur sjellin.

Deklarata e Plotë:

“Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund tëjenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale në nivelin lokal dhe qendror, Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash.

Në këto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi tëdrejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje të veçantë tek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve të FA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se rreshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimet që çdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t’i ekspozohen rrezikut të përvitshëm.

Që prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes duke vlerësuar rreziqet e shkaktuar nga përmbytjet si një nga fatkeqësitë kryesore që prekin territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndërhyrë masivisht në forcimin e argjinaturave të lumenjve në disa nga zonat më të rrezikuara.

Në bashkëpunim me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë-Ballajnë lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta,ç’ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë etj sa herë që lumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç’ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in, Ministria e Mbrojtjes po punon edhe për hartimin dhe zbatimin e studimeve të fizibilitetit dhe të strategjive për zvogëlimin e rriskut ndaj fatkeqësive dhe për herë të parë, Emergjencat Civile në Shqipëri do të kenë shume shpejt module specifike, të ndërtuara në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të ndërhyrë në kohë reale në raste tërmetesh, zjarresh e përmbytjesh.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve, fatmirësisht për të gjitha arsyet që rendita më sipër, nuk kemi pasur te njëjtat situata me të cilat jemi përballur thuajse çdo vit, kryesisht në ato zona të cilësuara si zona të kuqe, moti i keq sërish mund të na ekspozojnë situata te papritura. Sistemet e kanalizimeve të dëmtuara, ndërtimet e pakontrolluara në zonat e rrezikuara, kolektorët e bllokuar e problemet e ndryshme që kanë ardhur nga zhvillimi kaotik i territorit i deri pak viteve më parë, sërish na ekspozojnë në probleme të mundshme sa herë prurjet paraqiten të jenë të një intensiteti të lartë.

Për këtë arsye, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, bashkitë dhe prefekturat, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit janë në gatishmëri dhe të mirë koordinuara për të reaguar në kohë dhe me efikasitet.

Jam shpresëplotë se, falë asaj ç’ka kemi bërë, nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara, veçanërisht në Shkodër, Fier, Vlorë e Lezhë. Megjithatë, marr shkas t’i bëj apel çdo qytetari, që në rast rreziku nga përmbytjet të njoftojnë strukturat e tyre vendore të emergjencave civile, për të ndërhyrë në kohë apo te telefonojnë nr e emergjencave 116 – 116.

Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm, në mënyrë që mos cenohet asnjë jete njeriu, e të bëhet gjithë sa mundet për të parandaluar dëmet në bujqësi e blegtori.”, tha ministrja.

Paraardhëse

Nga sot deri nesër në mbrëmje moti përmirësohet paksa, por çfarë pritet të ndodhë pas të dielës në dark e në vazhdim (VIDEO)

Pasardhëse

Pasi deklaroi kandidaturën në Vlorë, kryeministri Rama bën lëvizjen e papritur ditën e sotme

Pasardhëse

Pasi deklaroi kandidaturën në Vlorë, kryeministri Rama bën lëvizjen e papritur ditën e sotme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.