• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Përlotet gazetarja: S’do ta doja kurrë që Kosova ime të arrinte në këtë pikë, në këto pozita

16 June, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Alba Alishani, një gazetare shqiptare me prejardhje kosovare, e cila për shkak edhe të historisë së saj personale ka një njohje të thelluar të situatës në Kosovë, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Story” për të folur për tensionet në veri të vendit nga një këndvështrim ndryshe.

Sipas Alishanit, një moment i tillë duhej të ndodhte një ditë, pasi ishte e nevojshme arritja në një pikë kulmore për t’i dhënë fund njëherë e mirë stanjacionit.

Pjesë nga diskutimi:

Duma: A ka sens që ne përjetojmë sërish një konflikt Kosovë-Serbi në 2023-shin? A e prisje ti vetë, ti që ke parë tmerrin e luftës… Pasi ke parë genocidin, pasi e ke vuajtur vetë personalisht dhe familjarisht gjithçka, çfarë është për ty sot ky moment?

Alishani: Jam këtu në rrethana aspak të volitshme për Kosovën time. E prisja këtë moment si ky, ndoshta shumë më herët, ndoshta shumë më vonë por një ditë do të ndodhte.

Duhet të ketë një pikë kulmore që ky situacion të marrë fund njëherë e mirë. Destini i Kosovës duhet të jetë i mirëpërcaktuar them unë.

Duma: Do të jetë ky fundi, do të ndahen këtu gjërat…

Alishani: Unë besoj se është shumë përcaktuese për mirëpërcaktimin e fatit ajo që do të bëjë qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti.

Duma: Ky është një moment kulminant siç e senson ti me të gjithë shqisat e tua njerëzore dhe…

Alishani: Besoj se pas zvarritjes dhe ujit të ndenjur në Kosovë, duhej një pikë kulmore. Kurba duhet të shkojë deri diku që Kosova të stabilizohet.

Kosova ka qenë në stanjasion dhe unë nuk do të doja që ngjarje si këto të ishin vazhdimësi e stanjacionit. As kthim mbrapa, që do të ishte një alternativë akoma më e keqe. Ta shfrytëzojmë si një shans për progres. E di që tingëllon shumë optimiste dhe e vështirë, por duhet bërë.

Duma: Optimiste jo… nuk tingëllon e tillë, jo në veshët e mi së paku. Më shumë tingëllon historike, ka një peshë kjo që thua ti gati më shumë sesa ajo që ndihet normalisht. Këtu ndahet e mira nga e keqja.

Alishani: “Ndoshta shumë ndryshe nga ata që po zihen atje në Parlamentin e Kosovës, me pa të drejtë po them unë, ashtu edhe si analiza politike në Kosovë e impaktuar nga lëvizje subjektive, emocionale, folklorike në kohë të vështira si këto, unë kam luksin ta shoh pak më larg dhe tentoj ta bëj më objektivisht. Ndaj mendoj kësisoj.” tha ajo.

Paraardhëse

“Gocë babi”, emocionohet Elvana Gjata

Pasardhëse

Ronaldo Sharka publikon faktet: Luizi më kopjon mua, ja lash vetë fitoren

Pasardhëse

Ronaldo Sharka publikon faktet: Luizi më kopjon mua, ja lash vetë fitoren

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.