• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përjashtohet gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj

3 May, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, është përfaqësuesja e radhës e sistemit të drejtësisë, e cila u shkarkua nga detyra nga KPK.

Në seancën e sotme, e cila zgjati vetëm pak minuta, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi si të ligjshëm vendimin për të përjashtuar nga sistemi gjyqtaren në fjalë.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtarja Xhoxhaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me vlerë 15.4 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e saj ka kapur shifrën e 39.2 milionë lekëve ose 2.5 herë më e lartë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga gjyqtarja përgjatë viteve në detyrë vijnë nga disa burime. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga paga si gjyqtare në 46.4% dhe paga e familjarëve në 36.9%.

Vendin e tretë në portofolin e të ardhurave e zënë dhuratat në kesh në 7.1%, të ndjekura nga të ardhurat nga qiratë në 4.6% dhe nga mësimdhënia në 2.5%.

Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik për gjyqtaren Xhoxhaj, rezultojnë me probleme me shumë të pajustifikuar në vlerën e rreth 1.7 milionë lekëve.

Një tjetër problem i identifikuar në këtë analizë është shuma e kursimeve familjare në kesh, që referuar deklarimeve vit pas viti kap vlerën e 13.5 milionë lekëve në fund të vitit 2017.

Para saj në KPK u shqyrtua gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo, i cili për shkak se nuk justifikoi dot pasurinë, u shkarkua nga detyra. Po ashtu u shkarkua edhe gjyqtari i Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva.

Sakaq gjyqtarja tjetër Vitore Tusha, është e vetmja që deri më tani, ka kaluar filtrin e vettingut. Por pak ditë më parë KPK shkarkoi edhe prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikhasani, për shkak se pasuria e saj rezultoi e pajustifikuar.

Paraardhëse

Enigmat / Pse shpërtheu sot Saimir Tahiri?

Pasardhëse

“Nga sot, Tahiri të tregojë kujdes për jetën”

Pasardhëse

"Nga sot, Tahiri të tregojë kujdes për jetën"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.