• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përjashtimet në PD, deputeti del me reagimin e fortë: Veprim i nxituar, ja kë ‘zgjedh’ mes Alibeajt dhe Salianjit

12 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
86
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Veprim të nxituar e ka cilësuar deputeti demokrat Dash Sula vendimin më të fundit të marrë nga kreu i grupit të PD-së, për përjashtimin e katër deputetëve. I ftuar në Report Tv, Dash Sula tha se ky vendim i Enkelejd Alibeajt duhej të ishte marrë pasi të ishte mbledhur grupi parlamentar dhe të ishte diskutuar mes deputetëve. Por si e sheh ai lëvizjen e Ervin Salianjit për të zëvendësuar Alibeajn si kreu i Grupit?

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Dash Sula thotë se është kundër lëvizjeve individualiste. Edhe për Salianjin, Sula thotë se duhet të ishte konsultuar më parë me grupin parlamentar dhe jo të bënte të tilla lëvizje nëpër lokale e përmes telefonatave.

“Nxitim, nuk është mirë. Por kanë ardhur si pasojë e rrjedhjes logjike të të gjitha ngjarjeve. Duhet të vijë si proces logjik gjëja. Duhej të ishte mbledh grupi në mënyrë emergjente dhe të debatohej. Mund të mos kemi të njëjtën qasje për Alibeajn. Besarti ku ishte me 8 janar, Dashi ishte aty.

Mori shkoj bejsbolli, bombola me gaz. Ti e pranon Dashin në këtë lloj gjendje, që ka qenë deri dje kështu. Nuk shkon kështu. Jo me kalkulime individuale. Unë nuk lëviz individualisht. Nëse vlen mandati i Dash Sulës, i demokratëve, unë e jap këtë mandat në sajë të bashkimit. Këtu dalin lëvizje individuale. Rruga që është zgjedhur nuk është rruga e duhur. Mund të mos jemi dakord të mos e duam Alibeajn. Nuk bëhet në tavolina, lokale, telefonata, ndërhyrje. Problemi që diskutohet më këtë lloj qasje më lë shije të hidhur”, tha Sula.

Ndërkohë, kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri tha se është dakord me cilindo kandidat që do të futet dhe do ketë si qëllim bashkimin e Partisë demokratike, që sipas tij më pas do të sjellë rrëzimin e qeverisë.

“Jam dakord të hyjë kushdo në bashkimin e opozitës për të mundur Ramën. S’kam paragjykime. Gabimet janë bërë nga dy palët dhe do përgjigjemi para elektoratit. Ai mban mend edhe shkopin e bejsbollit, edhe ata që e quanin kongres anti-amerikan”, tha Xhaferri.

Lëvizja e Alibeajt duket sikur i ka dhënë fund një bashkimit të PD-së për zgjedhjet vendore, por Sula thotë se palët të ulen në diskutime dhe të gjejnë një zgjidhje. Nga ana tjetër, Xhaferri thotë se Alibeaj nëse do të dalë me kandidatë më vete, ka vetëm një qëllim, që t’i shkatërrojë shanset e grupit të Berishës për të fituar në këto zgjedhje.

“Do ishte gjëja më e rëndësishme. Për momentin për të gjithë demokratë, por po u them një gjë. Në Elbasan bëhet fjalë për 7 bashki, nga 7 bashkitë, për dy bashki disa s’janë për kandidatët. Në 5 bashki biem dakord të gjitha palët, të pranueshëm dhe kandidatë nga primaret. Po ta shohim në këtë qasje kthjellohemi dhe e gjejmë zgjidhjen”, tha Sula.

“Shpresoj të mos kenë, por nëse do kenë do faktohen sa mbështetje kanë ta gëzojnë përformancën para publikut, shpresoj të mos kenë. Blof që unë ty thjesht të shkatërroj shanset, por unë vetë s’kam. Asnjë shans kanë kandidatët e Alibeajt për të marrë një bashki, por shkatërrojnë shanset për të marrë 62 bashki,. Negociatat janë të hapura ende. Nuk është kurrë rruga e logjikshme, të ikë Berisha dhe të vijmë ne”, tha Xhaferri.

2 ditë më parë Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi.

Paraardhëse

Mediumi serb: Gjermania nuk do ta tolerojë më retorikën e Vuçiqit dhe Brnabiqit

Pasardhëse

Vazhdon të demantohet Vucic: Edhe në Katar konfirmohet se Libia nuk ka çnjohur Kosovën

Pasardhëse

Vazhdon të demantohet Vucic: Edhe në Katar konfirmohet se Libia nuk ka çnjohur Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.