• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përgjimet/ Ja si vëllai i Fatmir Xhafës trafikonte drogë drejt Italisë

10 May, 2018
në Aktualitet
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vijon të shmanget nga përgjegjësia që ka ai personalisht për “identifikimin dhe arrestimin” e vëllait të tij, Agron Xhafaj, i cili është dënuar me 7 vjet burgim për trafik narkotikësh, përfshirë kokainën, në Itali.

Gjykata e Kasacionit në Romë e ka dënuar vëllain e ministrit të Brendshëm në fund të vitit 2012 dhe vendimi është zbardhur gjatë vitit 2013, kohë kur qeveria në Shqipëri kaloi në duart e socialistëve të Fatmir Xhafaj.

Pavarësisht se një i dënuar dhe i kërkuar në Itali, Agron Xhafaj nuk është shpallur asnjëherë në kërkim në Shqipëri. Kjo, mesa duket, për faktin që ky i kërkuar kishte lidhje në qarqet më të larta qeverisëse të vendit, nëpërmjet Fatmir Xhafaj, i cili sot është Ministër i Brendshëm.

“Lajme.al” po publikon një pjesë të dosjes hetimore të Gjykatës së Leçes, ku gjenden edhe përgjime të Agron Xhafaj, në të cilat diskuton për trafikim, shpërndarje dhe shitje lëndësh narkotike.

Në 14.10.2000, në bazë të përgjimeve, u dokumentua importimi në Salento i një sasie droge  nga ana e Fadil Papa, i cili do ia dorëzonte Besnik Murataj nëpërmjet Agron Xhafaj. Nga ana tjetër, Besniku priste të furnizohej nga Altin Maci, i cili vepronte në Parma, nëpërmjet Edison Salit. Në vijim të përgjimeve, u arrit të kuptohej se bisedat ndërmjet tyre i referoheshin lëndës narkotike heroinë.

Në orën 06.45 të dt. 14.10.2000, Fadil Papa (i njohur edhe si CIMI), mbërriti në bregun e Salentos dhe kontaktoi me kunatin e tij, Besnik Murataj, të cilit i kërkoi të dërgonte një korrier:

Besnik:         Arrite?

Cimi:              Eh!… Çfarë duhet të bëj tani? Kush do të vijë?

Besnik:         Ja, t’i them Agronit

(tel.n.944 dt. 14.10.2000).

 

Pasdite, Besnik Murataj telefonoi Agron Xhafaj. Ky i fundit i thotë që nuk mund të shkonte të merrte drogën, pasi kishte probleme me makinën. Kjo telefonatë i shërbeu policisë italiane për të identifikuar plotësisht Agron Xhafaj. Dhe në fakt, ashtu rezultoi, pasi Besnik Murataj në atë rast (si edhe në shumë raste të tjera) e kontantonte në nr. e 0338/1015650, i cili ishte në përdorim nga Agron Xhafaj (dokument i kompanisë telefonike, TIM):

Besnik:         Oh, Goni!…Ka ardhur Çimi. Si t’ia bëjmë?

Goni:             Po çfarë të them, nuk e di. Unë po vazhdoj të kërkoj, se mbeta kështu, pa makinë…Çfarë të të them unë?

(tel.n.997, dt. 14.10.2000, ora 16.21).

 

Një orë më vonë, Besnik Murataj i telefonon kunatit të tij, Fadil Papa (në të njëjtin numër, me të cilin kishin komunikuar në mëngjes), ku i shpjegon se takimi duhet të shtyhet, pasi Agron Xhafaj kishte një problem me makinën.

 

Komunikimi telefonik vijon me një bashkëpunëtor të Fadil Papa, me emrin Bledi, i cili sqaronte se “CIMI” (Fadil Papa) kishte sjellë në Itali një sasi droge, e cila duhej dorëzuar:

Besnik:         Do të nisesh sot?

Bledi:           Eh!… Nuk e di nëse Cimi do të vij sot apo jo

Besnik:         Po atë muhabetin…atë muhabetin, e ka fshehur në ndonjë vend?

Bledi:           Eh!..Është akoma këtu!

Besnik:         Po mirë atëherë, le të iki ai. Kur të vij prapë, në mënyrë që….edhe unë të organizohem më mirë, pasi….nuk ka makinë ky miku, kështu që…i thuaj që të mos presë…miku është në Bologna

(tel.n.1013 dt. 14.10.2000, ora 17.30).

 

Në 29.10.2000, nga një komunikim telefonik i përgjuar, ndërmjet Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj, kuptohet që, gjatë një takimi të zhvilluar në Parma, Besniku kishte rënë dakord me Altin Macin që droga të dërgohej në datë 30 tetor.

Në vijim të bisedave telefonike lidhur me këtë transportim, Besnik Murataj i kërkon ndihmë Agron Xhafaj për të ndarë sasinë e heroinës që do të merrnin.

 

Besnik:         Dje isha në Parma…takova një mik…për atë muhabetin që të kam folur…Çdo gjë është në rregull.

Goni:             Dakord…Ti…unë nuk e di se si e ke bërë muhabetin

Besnik:         Është djalë i mirë….i vitit 1985….më kupton?

Goni:             E cilit vit është makina?

Besnik:         1985

Goni:             85

Besnik:         Eh!…Është e vitit 1985, por unë nuk e di nëse mund të marr një makinë kështu…Makina duhet rregulluar disi…më kupton?

 Goni:            Të kuptoj…

Besnik:         A merr vesh Gesi (Orges Seferaj)?

Goni:             Marr vesh unë

Besnik:         Unë nesër do të shkoj deri atje. Nesër do e mbaroj atë muhabet

Goni:             Nesër do e marrësh atë makinën…?

Besnik:         Eh!

Goni:             Nesër është e hënë. Të martën në darkë jam aty

 (tel.n.1295, dt. 29.10.2000, ore 15,51).

Paraardhëse

Krimet e Rënda/ Shkarkim me “marrëveshje”? Dyshimet mbi një foto

Pasardhëse

Policia konfirmon arrestimin e aktorit të Stupcave

Pasardhëse

Policia konfirmon arrestimin e aktorit të Stupcave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.