• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përgjimet e SPAK: Lejen e ke gati, mos e digj për 2 milion e gjysëm lekë

23 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
76
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ora News ka publikuar të tjera përgjime nga dosja penale e zyrtarëve të Urbanistikës në bashkinë Dimal, të cilët një javë më parë u arrestuan nga SPAK, si të përfshirë në veprime korruptive me lejet e ndërtimit. Bisedat e përgjuara nga SPAK, tregojnë se për çdo rast të konstatimit të një ndërtimi pa leje, por edhe një shtese, zyratrët e kësaj bashkie kërkonin vlera monetare.

Edhe në rastet kur qytetarët aplikonin për t’u pajisur me leje ndërtimi, ata s’mund ta merrnin një dokument të tillë, nëse nuk paguanin tek Drejtori i Urbanistikës Altin Pali dhe persona të tjerë. Mes shumë përgjimeve evidentohet një rast kur Arben Guraj, telefonon një topograf me emrin Berti nga Fieri, duk i kërkuar këtij të fundit që të telefononte një qytetar, në mënyrë që ky i fundit të paguante një shumë prej 2.5 milion lekë pasi lejen ja kishin bërë gati.

Sipas këshillave që Guraj i jep Bertit, ky i fundit duhet ti tregonte qytetarit që nuk duhet të digjte kot lejen e ndërtimit. Sipas përgjimeve të kryera nga prokuroria, qytetarët e Dimalit duhet të taksin një vlerë monetare për zyrtarët e Urbanistikës, pastaj të merrnin shërbimin, duke u lejuar më tej të ndërtonin.

Madje dhënia e shumave monetare ishte kthyer si një detyrim dhe brenda ligjit. Mes një bisede të zhvilluar nga Arben Guraj Përgjegjës Transporti në Bashkinë Dimal dhe Arjan Demiri inxhinier pranë një kompanie Private, flasin për një shumë financiare që ishte taksur dhe duhet të jepet.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Demiri: Mirë. Po qe do ti them Skënderit, të vij të japi një 500 (pesëqinëshe) edhe…

Guraj: Flas unë sot me atë dhe hajde, mos e vrit mendjen.

Demiri: Mirë mirë, ja kemi taks atë ne. Fole, bëje muhabet dhe ta jap unë.

Guraj: Mirë, në rregull, në rregull, hajde.

Demiri: Hjade, hajde.

Guraj: Pse do kthehesh për këtë ti!

Demiri: Po mirë o, thashë pale o burrë…..

Guraj: Po jo re…. brenda ligjit…. ça ka këtu…! Hajd mos e vrit mendjen.

Demiri: Në rregull.

Më tej Përgjegjësi në Bashkinë Dimal, bisedon me një topograf të quajtur Berti nga qyteti i Fierit. Qëllimi i telefonatës që Arben Guraj ja bën Bertit, është ngacmimi për një rast që është lejuar të ndërtojë dhe ende nuk ka çuar pagesën tek Drejtori i Urbanistikës, Altin Pali.

Guraj: Po mere ngacmoje njëherë, punën ta bëmë gati thuaj, pse e djegë kotë lejen e ndërtimit thuaj….

Berti: Pazarin sa e ke bërë…., dy e gjysëm ti them, apo e ka bërë Altini?

Guraj: Opo s’kemi bërë asgjë ne, se i rregullojmë ato punë më vonë, po thoji njëherë.

Berti: Mirë… Mirë.

Pasi e mbyll telefonatën me topograf Bertin, Arben Guraj thëret me telefon një person tjetër person, ku interesohet për përpilimin e disa dokumentave. Ku për çdo punë ai do paguhej ekstra 250 mijë lekëshit të premtuar. Mes tyre si më poshtë zhvillohet kjo bisedë e përgjuar nga SPAK:

Guraj: Nuk ka punë 250-çja me këtë punë e kupton. Kjo është punë tjetër që do të paguaj.

I panjohur: Po e di, por këtë të mbikëqyrësit, thashë mos e ke vetë mbikëqyrësin ti?

Guraj: Jo s’kam njeri unë. Mbylli vetë ato biseda ti. Gjej ndonjë nga këta pensionistët, merri firmat e ndiqi vetë punimet.

I panjohuri: Ok në rregull. /Marrë nga Ora News

Paraardhëse

Luizi dhe Kiara debatojnë sërish, çfarë e lodhi moderatoren këtë herë?

Pasardhëse

Vazhdon përçarja në PD, një tjetër deputet del kundër Berishës

Pasardhëse

Vazhdon përçarja në PD, një tjetër deputet del kundër Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.