• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përgjimet e reja/ Ja si organizonte trafikun e narkotikëve vëllai i Fatmir Xhafaj

11 May, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qenë një prej organizatorëve kryesorë të qarkullimit të drogave të forta në Leçe dhe provincat e saj, në jug të Italisë.

Gjykata e Kasacionit në Romë ka vendosur dënimin e Agron Xhafaj me 7 vjet burgim, në bazë të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Leçes. “Lajme.al” ka arritur të sigurojë disa fashikuj të dosjes gjyqësore, ku janë të paraqitura përgjimet e vëllait të ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me bashkëpunëtorët e tij në sigurimin dhe shpërndarjen e e lëndëve narkotike.

Në dosjen gjyqësore thuhet se:
Disa sasi heroine të siguruara nga Altin Maci në dt. 30.10.2000 i jepen Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj në Verona: një sasi prej 125 gramësh iu dhanë në dt. 3.11.2000 dhe 40 gramë të tjera iu dhanë në dt. 13.11.2000. Në të dy rastet, dorëzimi i lëndës narkotike realizohej nga korrieri polak, Tomasz Piekarkian.
Disa telefonata të përgjuara në 3.11.2000 dokumentojnë qartësisht qëllimin e udhëtimit të Tomasz Piekarniak në Bolonja. Në orën 10.17, Besniku njoftonte Agron Xhafaj që”ai” sapo ishte nisur; në orën 13.16 qartësohet që personi që po vinte ishte Tomasz Piekarniak, pasi ky I fundit, pasi kishte mbërritur në Bologna, informon Besnik Murataj se kishte takuar mikun dhe ishte gati për t’u kthyer; në orën 17.10, edhe Agron Xhafaj njofton bashkëkombasin e tij që korrieri sapo ishte nisur për t’u kthyer; në orën 18.19, Tomasz Piekarniak siguron Besnik Murataj se kishte mbërritur në shtëpi.
Në të njëjtën mbrëmje, Agron Xhafaj i ankohet Besnik Murataj se përse sasia që kishte mbërritur nuk korrespondonte me atë për të cilën kishin rënë dakord. Agron thotë që sasia e sjellë nga Tomasz ishte 125 gramë (heroinë).

GONI: Sa….ishte… ai numri që më kishe nisur?
BESNIK: njëqind e tridhjetë
GONI: Jo…është më pak. Është njëqind e njëzet e pesë
BESNIK: Jo, nuk është e mundur
(tel.n.1421 dt. 3.11.2000, ora 20,24).

Pak më vonë, pasi kishin bërë biseda të tjera
GONI: Unë e peshova vetë me saktësi
BESNIK: Edhe unë me saktësi vëlla (e pakuptueshme). E pashë vetë në gazetë, dy herë, që ishte njëmijë e nëntëqind e tridhjetë. Ndoshta një ose dy, edhe mund….
GONI: Çfarë të bëj. Ta lëj apo ta prek?
BESNIK: Është djalë i mirë…
GONI: Unë nuk e di. Unë sa e hapa, e hapa sapo e takova.
BESNIK: Dëgjo…vazhdo bëj punën tënde.
(tel.n.1424 dt 3.11.2000, ora 20.35)

Besnik Murataj, ndërkohë që furnizonte Agron Xhafaj në Bologna, merrte nga bashkëpunëtorë shqiptarë sasi të llojeve të ndryshme narkotikësh, të cilat i shpërndante në tregun trevinjian, nëpërmjet bashkëkombasit të tij, Ervin Qezi

Ndërkohë, më 13.11.2000, në bazë të disa telefonatave, Besnik Murataj i dërgon edhe 40 gramë heroinë Agron Xhafajt, nëpërmjet Tomasz Piekarniak dhe, njëkohësisht, tërhiqte një sasi hashashi, të cilën një ditë më pas ia dorëzon “Vinit”, identifikuar si Ervin Qezi.
Në dt. 12.11.2000 janë regjistruar bisedat e marrëveshjes paraprake ndërmjet Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj:

GONI: A do e dërgosh ti atë?
BESNIK: Po, do e dërgoj nesër…
GONI: Rreth 40 mijë lireta mund t’i (..e pakuptueshme) Gesi
BESNIK: Sa?
GONI: Dyzetmijë lireta për tre ose katër ditë. Më pas nuk ka problem, se do të vij vetë aty
(tel.n.1693 dt 12.11.2000).

Paraardhëse

Rama me kredi, Gregu jeton me borxhe, zbardhet pasuria e kryeministrit

Pasardhëse

“I mbuluar në gjak më përqafoi, më tha diçka”, miqtë rrëfejnë vrasjen e shqiptarit

Pasardhëse

"I mbuluar në gjak më përqafoi, më tha diçka", miqtë rrëfejnë vrasjen e shqiptarit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.