• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Përgjimet e paligjshme, nis nga puna komisioni hetimor

29 October, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të hënën pritet të konstituohet komisioni hetimor që ka objekt të tij kontrollin e zbatimit të ligjit në përdorimin nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të pajisjes “IMSI Catcher”, si dhe realizimin përmes saj të përgjimeve të paligjshme.

Komisioni, i ngritur më 6 tetor me një vendim të parlamentit pas kërkesës së opozitës, që pretendonte se pajisja është përdorur në përgjime të paligjshme, synon parandalimin e këtij fenomeni negativ për shtetin, qytetarët dhe interesin publik, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete.

Gjithashtu, objekt i hetimit parlamentar është dhe verifikimi i mënyrës së përdorimit dhe lëvizjes së kryer nga kjo pajisje, si dhe mjetit ku ajo ndodhej.
Komisioni hetimor i përbëre nga 9 deputetë, do të drejtohet nga Flamur Noka i PD-së, ndërsa nënkryetar do të jetë Pjerin Ndreu i PS-së. Mazhoranca përfaqësohet me deputetët Piro Lutaj, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Luan Rama, ndërsa PD me Keltis Kruja, Asllan Dogjani dhe Alban Zeneli. Komisioni do e ushtrojë veprimtarinë e tij për një afat 4-mujor.

Debati për përgjimet e paligjshme nisi rreth 4 muaj më parë kur opozita akuzoi qeverinë se pajisja IMSI Catcher, e ardhur në Shqipëri në muajin mars nga misioni italian dhe zyra e tij ndërlidhëse në Tiranë, në kuadër të trajnimeve për policinë shqiptare, ishte përdorur në përgjime të paligjshme.
Me nisjen e hetimeve nga Prokuroria, në muajin qershor Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së organit të akuzës, pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ndërsa dha masën e arrestit në shtëpi për dy zyrtarë të tjerë. Pezullimi i drejtorit Çako lidhej me dyshimet e organit të akuzës se Policia e Shtetit nuk kishte ndjekur procedurat ligjore dhe doganore për futjen në Shqipëri të pajisjes IMSI Catcher. Por, dy javë me pas, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi rikthimin në detyrë te drejtorit Çako.
Ndërkohë, Policia Shqiptare dhe ajo italiane deklaruan se pajisja erdhi në Shqipëri vetëm për trajnime dhe nuk kishte programe përgjimi. Pajisja, sipas tyre, ishte vazhdimisht në duar të trajnuesve italianë dhe në asnjë rast nuk u përdor për përgjimet e pretenduara nga opozita./

Paraardhëse

Zbulohet proteina që lidhet me kancerin në mushkëri

Pasardhëse

Dil Sali!

Pasardhëse

Dil Sali!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.