• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Përgjaket Las Vegasi, plumbat mbi turmën shkaktojnë 50 viktima

2 October, 2017
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Autori i sulmit në Las Vegas, që shkaktoi 50 të vdekur e mbi 200 të plagosur, është identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç dhe banor i zonës. Gruaja me të cilën ai bashkëjetonte, Marilou Danley është ndaluar e po merret në pyetje, ndërsa banesa që ndanin të dy është duke u kontrolluar nga efektivët në terren.

Indicenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”, e videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “Country”, kur mbi turmën u hap zjarr.

Të shtënat ishin ato të një arme automatike dhe kanë vazhduar gjatë. Paddock kishte marrë një dhomë në katet e sipërme të hotelit, nga ku ka shtënë mbi turmën poshtë pa dallim e pa u ndalur. Ishte pikërisht aty, kur policia e qëlloi për vdekje, ndërsa me vete i gjeti një arsenal të tërë armësh.

“Pati shumë të shtëna, por ato të fillimit i ngjasonin zjarrit të mitralozit”, tha Danny, një turist australian.

14 prej të plagosurve janë në spital në gjendje kritike për jetën. Sherifi Joseph Lombardo pohoi se autoritetet janë të bindura se autori i masakrës më të madhe të këtij lloji në historinë e Amerikës nuk ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

“Deri tani besojmë se bëhet fjalë për një sulmues të vetëm, një ujk vetmitar ta quajmë kështu. Efektivët patën një shkëmbim zjarri me personin që ndodhej në katin e 32-të të ndërtesës, e tani ai ka vdekur”, tha Joseph Lombardo.

Mes të vdekurve ka edhe policë që ishin jashtë shërbimit. Shumë hotele të zonës janë mbyllur, së bashku me një pjesë të bulevardit të Las Vegasit, ndërsa njerëzit e ndodhur aty në kohën e incidentit kanë gjetur strehim nëpër restorantet rreth e rrotull dhe aeroportin “McCarran”, ku për shkak të ngjarjes së rëndë disa fluturime janë devijuar.

Presidenti Donald Trump përcolli në “Twitter” ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. Sulmin e dënuan me forcë një sërë udhëheqësish ndërkombëtarë, ndër të cilët kryeministrja britanike Theresa May, shefi i ekzekutivit australian Malcom Turnbull, ai suedez Stefan Löfven, si dhe homologu i tij danez Lars Lokke Rasmussen.

Paraardhëse

Skena politike, nga fjalori i degraduar te dhuna fizike

Pasardhëse

Historia e Katalonjës, rajonit që po trondit Spanjën dhe Evropën

Pasardhëse

Historia e Katalonjës, rajonit që po trondit Spanjën dhe Evropën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.