• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Përgatitjet për të pritur Izraelin. Një përfaqësi mbërrin në Tiranë për bisedime

15 May, 2018
në Sport
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas eliminimit nga eliminatoret e Kampionatit Botëror, Shqipëria do të debutojë në vjeshtën e këtij viti në aktivitetin më të ri të UEFA-s, të quajtur Liga e Kombeve.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi, përballë një kudërshtari problematik, më tepër sesa në aspektin sportiv, në atë organizativ, si Izraeli.

Kjo ndeshje do të jetë e para për eliminatoret tona, ajo do të zhvillohet më 7 shtator të këtij viti dhe do të luhet sërish në “Elbasan Arena”, një zgjedhje kjo me sa duket e skuadrës mike, e cila për arsye sigurie ka preferuar stadiumin e Elbasanit, ashtu si edhe në takimin e nëntorit të vitit 2016.

Ka qenë pikërisht ajo ndeshje që solli edhe prishjen e marrëdhënieve të tifozerisë me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Policisë. Kjo e fundit, e vënë e gjitha në dispozicion të kërkesave të sigurisë të ekpit të Izraelit.

Që nga ajo ndeshje, kombëtares shqiptare i mungon edhe grupimi më i madh dhe i organizuar i tifozerisë, siç janë “Tifozët Kuqezi” për ndeshjet në shtëpi.

 

Gjithsesi, në prag të këtij vendimi zyrtar për zhvillimin e ndeshjes në “Elbasan Arena”, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar të rikthejë bashkëpunimin me këtë grup tifozerie, duke organizuar një mbledhje në prani edhe të përfaqësuesëve të Policisë së Shtetit dhe duke marrë garancinë se ky grupim tifozësh do të rikthehet dhe se policia do të jetë më e kujdesshme në trajtimin e tifozëve përgjatë kontrolleve përpara dhe në hyrjen e stadiumeve.

Ditën e hënë, në Tiranë kanë qenë të pranishëm dhe disa përfaqësues nga Izraeli, për një takim privat, pa saktësuar nëse ishin pjesë e Federatës së Izraelit apo të sigurisë.

Ndërkohë, ndeshja tjetër, ajo mes Shqipërisë dhe Skocisë, që është skuadra tjetër në grup në Ligën e Kombeve, do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 17 nëntor.

Përpara këtyre ndeshjeve zyrtare, Shqipëria nga fundi i muajit maj dhe deri në fillim të muajit qershor ka planifikuar një grumbullim në Zvicër, ku do të zhvillojë dy miqësore. Më 29 maj, konfirmohet ndeshja me Kosovën dhe më 3 qershor kundër Ukrainës.

Paraardhëse

Me të dyja këmbët e prera, ia del të ngjisë malin Everest

Pasardhëse

Porositi vrasjen e gruas, prokuroria kërkon burg përjetë për biznesmenin

Pasardhëse

Porositi vrasjen e gruas, prokuroria kërkon burg përjetë për biznesmenin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.