• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përfundon ndërtimi i tunelit panoramik Tiranë-Elbasan, ja si duket (FOTO)

29 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka përfunduar edhe vepra e fundit e artit në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Tuneli panoramik, në kilometrin 17 të rrugës, tashmë është plotësisht i akseueshëm për të gjithë përdoruesit e këtij aksi. Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit duke rritur sigurinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, inspektuan përfundimin e punimeve.

Në prononcimin e saj, Balluku bëri të ditur se investimi në fjalë u bë i mundur në saj të një fondi prej 458 milionë lekësh të akorduara nga buxheti i shtetit, ndërsa punimet për ndërtimin e tij u realizuan para afatit të parashikuar.

Duke sjellë në vëmendje faktin se punimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan nisën në mungesë të një studim gjeologjik, ministrja nënvizoi se tashmë gjithçka po përmbyllet me sukses drejt përfundimit të plotë të punimeve që është fundi i muajit maj.

“Është një investim prej 458 milionë lekësh i cili është mbaruar para aftit dhe faktikisht është pjesa më e gjelbëruar e këtij aksi.

Kjo është një vepër shumë e rëndësishme e aksit Tiranë-Elbasan, i cili siç dihet tashmë nga të gjithë ishte një aks problematik për shkak të mungesës së studimit gjeologjik në fazat fillestare, por gjithçka po përmbyllet me sukses dhe jemi në pritje që të përmbyllim këtë projekt ashtu siç kemi premtuar në fund të majit”, u shpreh ministrja Balluku.

Nga ana e saj, drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, tha se tuneli i ndërtuar është një vepër arti e cila është e plotësuar me të gjithë komponentët e saj.

“Kanë përfunduar punimet e veprës së artit për stabilizimin e rrëshqitjes në kilometrin 17 nga Tuneli në Elbasan, në këtë aks të rëndësishëm rrugor. Tani më i gjithë aksi është në përdorim të mjeteve dhe të përdoruesve të rrugës”, deklaroi Qato.

Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit. Puna për ndërtimin e tij nisi për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu një vit më parë

Paraardhëse

Rinasi “thyen rekord”, 20 milionë euro fitime në vitin 2018

Pasardhëse

Gruaja e vëllait të Fatmir Xhafaj ka firmosur për themelimin e partisë së Patozit

Pasardhëse

Gruaja e vëllait të Fatmir Xhafaj ka firmosur për themelimin e partisë së Patozit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.