• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Performancë e dobët në ekonomi, qeveria Rama detyrohet të ndryshojë buxhetin (FOTO)

26 July, 2018
në Aktualitet, Ekonomi
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Performanca e dobët e të ardhurave buxhetore e ka detyruar qeverinë që të rishikojë me ulje buxhetin për vitin 2018, në mes të tij, pas disa vitesh radhazi kur ai rishikohej në rritje për shkak të realizimit të planit.
Sipas aktit normativ për disa ndryshime në buxhetin 2018, që u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, të ardhurat në buxhetin e shtetit pritet të jenë 353 miliardë lekë, ose 4 miliardë lekë (32 milionë euro) më pak sesa parashikimi fillestar. Edhe shpenzimet janë ulur në të njëjtën masë, duke e mbajtur parashikimin për deficitin të pandryshuar në 32.4 miliardë lekë.

Të ardhurat nga buxheti vendos priten në 46.2 miliardë lekë, me një rritje të lehtë në raport me parashikimin fillestar.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të cilat kanë pasur një performancë të mirë gjatë muajve të parë të këtij viti, janë rishikuar në rritje me 2 miliardë lekë, duke arritur në 122.3 miliardë lekë.

Skema e sigurimeve suplementare dhe buxheti i sigurimeve shëndetësore nuk kanë pësuar ndryshime.

Në kahun e shpenzimeve, shpenzimet e buxhetit qendror janë 379 miliardë lekë. Fondi rezervë është ulur në 2.6 miliardë lekë, nga 2.7 miliardë lekë që ishte në buxhetin fillestar, (nga kjo deri në 800 milionë lekë, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit paraprak nga Kuvendi nga 1 miliardë lekë që ishte ky fond në buxhetin fillestar), ndërsa fondi kontingjencë për risqet e borxhit është 4 miliardë lekë.

Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë bëhet 81 672 veta, nga 81 660 veta në buxhetin fillestar.

Për 5 mujorin, buxhetit i munguan 60 milionë euro nga plani

Ndonëse rritja ekonomike i ka kaluar 4% në tre muajt e parë të vitit, kjo nuk po shoqërohet me një performancë pozitive të të ardhurave buxhetore. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat buxhetore për 6 mujorin arritën në 216.9 miliardë lekë, me një zgjerim prej vetëm 2.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh që rritja ekonomike në tre muajt e parë të vitit arriti në 4.45%, ndërsa inflacioni u përshpejtua në 2.4%, rritja reale e të ardhurave rezulton negative prej -4.65%.

Në raport me atë që ishte planifikuar në fillim të vitit, të ardhurat janë 7.5 miliardë lekë, ose rreth 60 milionë euro më pak, duke shënuar performancën më të dobët buxhetore që prej vitit 2013, kohë kur u ndryshuan qeveritë.

Të ardhurat nga tatimet e doganat u rritën vetëm me 1.6%, në 145.5 miliardë lekë, duke pasur dhe mosrealizimin më të madh ndaj planit, me 7.8 miliardë lekë. Mosrealizimi më i madh ishte tek TVSH, që është një tregues direkt i qarkullimit në ekonomi (-4 miliardë lekë) , tatim fitimi (1 miliardë lekë), akciza (1.2 miliardë lekë) dhe tatimi mbi të ardhurat personale (1 miliardë lekë). Financat kanë fajësuar më herët edhe efektin e kursit të këmbimit (zhvlerësimi i euros) nga i cili buxheti ka humbur 3.6 miliardë lekë në 5 muajt e parë të vitit.

Foto:

Paraardhëse

Presin shalqirin gjigant me thikë, e pabesueshme si duket brenda (VIDEO)

Pasardhëse

A rrezikohet Shqipëria nga zjarret? Mësoni përgjigjen e IGJEUM

Pasardhëse

A rrezikohet Shqipëria nga zjarret? Mësoni përgjigjen e IGJEUM

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.