• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përdorimi i drogës tashmë do të dënohet me gjobë

21 October, 2016
në Aktualitet
0
pagat e policëve
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka firmosur sot propozimet për ndryshimin e Kodit Penal, për veprat penale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Brendshme, vijnë si nevojë e problematikave që janë hasur në zbatim të legjislacionit për veprat penale në fushën e drogës.Drafti i është dorëzuar mesditën e kësaj të premte Këshillit të Ministrave dhe së shpejti pritet t’i kalojë për shqyrtim komisionit parlamentar të ligjeve, për t’iu drejtuar më pas seancës së Kuvendit për miratim.

Në argumentimet që parashtrohen në draft, theksohet se neni aktual 283 i Kodit Penal është më problematiku në zbatimin e tij nga prokuroria dhe gjykata. Në këtë nen propozohet që konsumi dhe mbajtja për përdorim vetjak e një sasie të kufizuar lënde narkotike të konsiderohet shkelje administrative dhe jo penale, duke u bazuar edhe në praktikën e shumë vendeve europiane.

Sipas draftit, për 70 përqind të personave konsumatorë të narkotikëve që policia kap, nuk procedohen penalisht nga prokuroria.

Po në nënin 283 sugjerohet që mbajtja dhe shitja e lëndëve narkotike mbi sasinë e përcaktuar nga ligjvënësi dhe që gjithsesi konsiderohet e vogël, të ketë dënim më të ulët se mbajtja apo shitja në sasi të mëdha.

Ndërkohë, në nenin 284, përveç kultivimit të narkotikëve propozohet të përfshihet edhe tregtimi i farërave. Ashtu si për nenin 283, edhe këtu propozohet një përshkallëzim i dënimeve në bazë të rrezikshmërisë së veprës penale.

Sa më e madhe të jetë sasia e bimëve të kultivuara aq më i lartë do të jetë dënimi, por se cilat janë sasitë e vogla, të mëdha dhe shumë të mëdha, këto do të përcaktohen me ligj të veçantë njësoj si për lëndët narkotike në nenin 283.

Ndërkohë sugjerohet që subjekt i ligjit antimafia për hetimin pasuror të jenë edhe rastet e kultivimit në sasi të mëdha, ose rasteve të organizimit dhe financimit të kësaj verimtarie.

Në draft theksohet se të gjitha këto ndryshime të propozuara në Kodin Penal, është e nevojshme të shoqërohen me miratimin edhe të një neni transitor që do të sanksionojë zbatimin e neneve të mëparshme deri në miratimin e ligjit për përcaktimin e sasive të lëndëve dhe bimëve narkotike që do konsiderohen për konsum vetjak, në sasi të vogla dhe në sasi të mëdha.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, paralajmëroi ashpërsim të dënimeve në Kodin Penal për kultivuesit dhe trafikantët e lëndëve narkotike.
“Shitja e tregtia e lëndës narkotike vepër penale e dënueshme nga 1 deri në 5 vjet burg për sasi të vogla, e 1 deri në 10 vjet burg në sasi më të mëdha”, theksoi Tahiri.

Dënimet do të ashpërsohen dhe për kultivuesit. “E njëjta gjë do vlejë edhe për kultivimin e bimëve narkotike, pra një dispozitë e veçantë për importimin, eksportimin, tranzistimin, mbajtjen blerjen e shitjen e farave të kanabisit. Do denohet nga 3-7 vjet, kultivimi në sasi mesatare, kultivimi në sasi që nuk janë më të vogla do dënohet me 1-3 vite, kultivimi në sasi të mëdha nga 5-10 vjet”, vijoi ai.

Ja dënimet për trafikantët dhe kultivuesit
1- 3 vjet burg për sasitë e vogla

3- 7 vjet burg për sasitë mesatare

5- 10 vjet burg për sasitë e mëdha

Dënimet sipas sasive të drogës 
1- 5 vite burg për sasitë e vogla

10 vite burg për sasitë e mëdha

Dënimet për konsum vetjak
-Shkelje Administrative – Dënim me gjobë

Paraardhëse

Edi Rama: Pajtimi me Serbinë është proces patriotik

Pasardhëse

Moisiu mbron Ramën: Ashtu kam folur dhe unë dhjetë vjet më parë në Beograd, por nuk më sulmuan!

Pasardhëse

Moisiu mbron Ramën: Ashtu kam folur dhe unë dhjetë vjet më parë në Beograd, por nuk më sulmuan!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.