• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përçahet grupi anti-Basha, Kadilli distancohet nga emrat e tjerë, ish-ministrat e Berishës presione kreut të PD kundër bashkëqeverisjes me PS

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
602
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përçahet grupi që kërkon shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ditën e djeshme deklaroi se nuk është pjesë e asnjë grupimi duke bërë të ditur se është distancuar nga grupimi “Për PD-në”. Kadilli tha se nuk ka asnjë rezervë për ndonjë person apo grup, por mbështet dhe mirëkupton çdokënd që kërkon largimin e Bashës. Sipas tij, përvoja që ai ka ndër vite mund të vendoset në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratët do ta kenë të drejtën që të zgjedhin.

“Nuk jam pjesë e asnjë grupimi. Nuk kam rezervë për asnjë person apo grup që kërkon largimin e z.Basha, madje kam mirëkuptim dhe mbështetje maksimale, por nuk jam pjesë e asnjë grupimi. Kam dalë si Fatbardh Kadilli, si njeri me një karrierë politike të gjatë. Kam 20 vjet anëtar i Këshillit Kombëtar, 10 vjet anëtar i Kryesisë së kësaj Partie, kam qenë Sekretar i Burimeve Njerëzore, kam mbuluar si koordinator qarqe të rëndësishme si Vlora, Fieri, Korça, Berati me sukses. Kam një përvojë që dua të vë në dispozicion të Partisë Demokratike dhe do ta vë në dispozicion. Demokratët do kenë të drejtën të zgjedhin midis ofertave”, u shpreh Kadilli.

Kujtojmë se prej kohësh mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shtuar presionet kundër një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste e kjo duket se është frika e tyre më e madhe. Mendohet se këto presione janë një mesazh nga Berisha kundrejt kreut të PD, Lulzim Basha për të mos qeverisur bashkë me PS. Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo me anë të një postimi e quajti një makth nëse opozita pranon që qeveria t’i mbyllë gojën me disa ministri apo drejtori. Pollo tha se shumë figura brenda PD mund të ngelen të vrerosur nga ideja që nuk u bën drejtorë apo ministra, por sipas tij përgjegjësia e opozitës nuk mund të vendoset tek LSI që ka vetëm 4 mandate.

“Imagjinoni makthin sikur opozitës t’i mbyllet goja me ca ministri e me ca drejtori. Pasi është afër mendjes se pushteti i sotëm nuk ka asnjë arsye të ndërrojë as lëkurën e as huqin. Unë nuk dua të besoj se ka një shtysë të heshtur në opozitë për t’u kuturisur në koalicion. Nuk e përjashtoj që, siç qesëndis një deputet i rizgjedhur, në oborrin e partisë sillen rrotull edhe fytyra të vrerosura nga pezmi që nuk u bënë drejtorë e ministra. Por ky pezm nuk mund të jetë arsye që në këtë situatë kritike përgjegjësinë e madhe të opozitës t’ja lësh katër mandateve të bakërta të LSI-së”, tha ai.

Pollo u shpreh se po ndodh e njëjta gjë si tre vjet më parë ku kryeministri Edi Rama do thjesht të impresionojë skeptikët e negociatave për në BE. Sipas tij Rama e përdor idenë e bashkëqeverisjes si një propagandë për të hequr përgjegjësitë nga vetja e për t’ia lënë opozitës.

“Tre vjet më parë kryeministri i bënte thirrje publike shefit të opozitës të merrnin avionin të dy tok e të hidheshin nga Brukseli në Hagë e në Berlin e tjetërkund për të impresionuar me këtë unitet çdo “skeptik” që pengonte çeljen e negociatave. Rama bënte një lojë propagande për të hequr nga vetja përgjegjësinë e dështimit me negociatat e për t’ia lënë në derë të opozitës; si zakonisht! Prezantimi i koalicionit për çeljen e negociatave më duket si çifti fluturues i tre viteve më parë”, tha ai.

Paraardhëse

Rama: Vendi jonë është në BE, procesi i integrimit është penguar nga disa vende anëtare

Pasardhëse

PS siguron 97 vota për shkarkimin e Metës, ja kush votoi pro dhe kush braktisi seancën, Angjeli kafe me presidentin

Pasardhëse

PS siguron 97 vota për shkarkimin e Metës, ja kush votoi pro dhe kush braktisi seancën, Angjeli kafe me presidentin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.