Analisti, Neritan Sejamini tha në studion e ‘Ilva Now’ se strategjia e kryeministrit i mbështetur në rolin e shpëtimtarit në një kohë fatkeqe, duke shfrytëzuar tërmetin dhe pandeminë, ishte një pikë e fortë që u shfrytëzuar siç duhet nga kreu i qeverisë ashtu siç sipas tij, do të vepronte cilido politikan tjetër për fushatë.
Sipas Sejaminit, fushata e Ramës, megjithëse bajate ka qenë efikase, pasi ka pasur një mesazh të thjeshtë; vendi ka pasur një moment të vështirë që ne e kemi kaluar, falë kryeministrit.
‘Cfurqet do jenë gati të dielën’, Meta shpërthen keq ndaj Ramës: Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë nëse…
“Arrogancën e tij e ka kthyer në përparësi”, tha Sejamini.
Ndërkohë, sa i përket kryedemokratit Lulzim Basha, për Sejaminin ndryshimi i imazhit gjatë kësaj fushate nga luftarak në një udhëheqës normal, qytetar, familjar me idenë për ta kontrastuar me arrogancën e Ramës është një element që e rriti në sytë e publikut.
“E ka bërë shumë mirë, deri në momentin e daljes së kontrollit me turmat që bërtasin me flamuj, që e kanë zbehur pak këtë fushatë pozitive”, tha Sejamini.
Diskutime rreth kësaj post