• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Për turizëm në jug, ose kur karburanti kushton më shtrenjtë së hoteli!

27 July, 2022
në Opinion
0
150
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Erl Murati

“Shqiptarët po vidhen 2 herë. Njëherë kur ju vidhet nëntoka e tyre dhe njëherë tjetër kur iu futet në makinat e tyre, me një çmim më të lartë se kudo tjetër, jo nafta që ata mendojnë se blejnë, por një lëndë shkatërruese. Si ka mundësi që ndërkohë që ky zotëri u thotë shqiptarëve se u rriti rrogën e pensionin, menjëherë rriten shumëfish çmimet në treg?!”.

Nëse ky paragraf iu tingëllon me konstatimin e një politikani opozitar, është pikërisht kështu. Këto fjali janë shkëputur nga fjalimi i kryetarit të opozitës, në mars 2011. Kryetar i opozitës së atëhershme ishte Edi Rama. Kryeministër ishte Sali Berisha.

“Fast forward” sot, më 27 korrik 2022. Presupozohet jemi në kulmin e sezonit turistik. Megjithatë, nuk është e vështirë të vihet re një tkurrje e industrisë. Sigurisht në fundjavë shumëkush i drejtohet plazhit. Por, paralel me këtë, vijnë edhe ankesat e pronarëve të hoteleve në jug të vendit, por mungesën e një fluksi të vërtetë pushuesish.

Cila është arsyeja që plazhet e Himarës, Dhërmiut, Jalës etj po shohin sivjet më pak turistë se vjet apo parvjet?

Nuk vlejnë ankesat e përhershme për çmimet e larta të dhomave, ushqimeve e shërbimeve. Fundja jugu është “demokratik” dhe ka për të gjithë. Mund ta gjesh shezlonin me 100 euro në Jalë, por mund të bësh edhe pushime të qeta familjare në Borsh e Livadh. Çmimi i dhomave, i njëjtë Cilësia e shërbimit vazhdon të përmirësohet vit pas viti, gjithashtu.

Atëherë, çfarë ka ndryshuar nga vjet e parvjet? Përgjigja është e thjeshtë, çmimi i karburanteve.

Nafta dhe benzina janë shndërruar në një luks që jo çdokush mund t’i përballojë. Distanca nga Tirana në Sarandë dhe anasjelltas është rreth 520 kilometa. Nëse ke një makinë që harxhon rreth 10 litra naftë për 100 km, të nevojitet 110 – 120 euro karburant, pa llogaritur lëvizjet e brendshme. (Në Shqipëri, pensioni minimal është 119 euro)

Në asnjë vend tjetër në botë, një rrugë vajtje-ardhje nga kryeqyteti në det, nuk do të kushtonte sa pensioni minimal. Për të bërë një krahasim: Pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut është 170 euro. Karburantet gjithashtu kushtojnë më lirë atje se në Shqipëri. Praktikisht i kushton më pak një shkupjani të vijë në Sarandë se sa një tiranasi.

Po të pyesësh avokatët e pushtetit, përgjigjen e kanë në majë të gjuhës. Duke mbledhur buzët sikur po shfajësohen ata artikulojnë alibinë: është taksa e karburantit e lartë…

A thua se taksa e karburantit është një fatkeqësi që na e solli Zoti dhe nuk e përcakton qeveria sipas vizionit të politikave zhvilluese.

Mund të ngjajë si batutë, por nuk është. Sot është më lirë të shkosh në Venecia me avion, se në Ksamil me makinë. Reklama për shkurtimin e distancave përmes “rrugëve” të reja është thjesht një propagandë. Aq kohë sa janë dashur të shkosh në Vlorë e Sarandë para 2-3 vitesh, aq duhen edhe sot.

Nëse qeveria nuk ndërhyn për uljen e çmimit të karburanteve, në mënyrë që deti të bëhet i aksesueshëm për të gjithë dhe të mos quhet luks, do të vijojë e njëjta situatë në plazhet e Jugut. Në fakt, ndoshta është luks t’i kërkosh qeverisë këtë gjë, ndërkohë që ajo ka paralajmëruar kufizime të furnizimit me energji në vjeshtë…

Paraardhëse

Ilir Meta spiun i Sigurimit, Kreshnik Spahiu nxjerr informacione tronditëse

Pasardhëse

Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Partisë së Lirisë: Të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim

Pasardhëse

Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Partisë së Lirisë: Të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.