• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Për të shkak rritjes së rasteve me COVID-19 në Evropë, Gjermania paralajmëron turistët

13 August, 2020
në Botë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID-19, Ministria e Jashtme në Berlin e ka zgjeruar listën e zonave të rrezikut për të cilat paralajmëron dhe rekomandon anulimin e udhëtimeve.

Gjermania ka zgjeruar paralajmërimet për turistët që duan të shkojnë në Spanjë.

Tri rajoneve, ndër to Katalonia me metropolin turistik të Barcelonës dhe plazhet në Costa Brava, për të cilat vlen paralajmërimi e është që në fuqi që nga fundi i korrikut, iu shtuan tani edhe Madridi dhe territoret e baskëve.

Spanja është prekur rëndë nga COVID-19 dhe si vatra të reja rajonale infeksioni konsiderohen edhe Aragónia, Katalunja dhe Navarra. Kurse në jug të Spanjës dhe në ishuj niveli i infektimeve është në nivel të ulët ose të mesëm.

Paralajmërime për udhëtime në Evropë

Një paralajmërim për udhëtim zakonisht lëshohet, nëse numri i infeksioneve të reja me Covid-19 e tejkalon nivelin e 50 rasteve për 100,000 banorë brenda shtatë ditëve. Përveç rajoneve të sipërpërmendura në Spanjë, të prekura janë edhe Luksemburgu, provinca belge e Anversës dhe disa rajone në Bullgari dhe Rumani.

Testime të detyrueshme

Kushdo që kthehet në Gjermani nga një zonë e konsideruar si zonë rreziku, si rajonet e përmendura në Spanjë, duhet të testohet për Coronën. Aktualisht paralajmërime për udhëtim ekzistojnë për më shumë se 160 vende, por vetëm rreth 130 prej tyre klasifikohen si zona rreziku.

Paralajmërimi për udhëtimi nuk do të thotë ndalim, por bëhet për arsye parandalimi të rreziqeve. Sidoqoftë në rast se për një vend ekziston një paralajmërim ky ka gjithashtu një anë pozitive për konsumatorët, sepse udhëtarët kanë të drejtë t’i anulojnë prenotimet pa pagesë./DW

Paraardhëse

Eksperti Erion Dasho nxjerr prapaskenat e forta dhe zbulon çfarë po luhet me koronavirusin

Pasardhëse

Lista e plotë, ja 28 anëtarët e PD që kanë në dorë kandidatët për deputetë, Basha spastron partinë nga njerëzit e Berishës

Pasardhëse

Lista e plotë, ja 28 anëtarët e PD që kanë në dorë kandidatët për deputetë, Basha spastron partinë nga njerëzit e Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.