• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Për herë të parë në Shqipëri një kampionat peshkimi

6 March, 2017
në Sport
0
163
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të apasionuarit pas peshkimit do të kenë mundësi që të testojnë aftësitë e tyre në një kampionat kombëtar.

Federata Shqiptare e Peshkimit Sportiv ka hapur në Tale të Lezhës etapën e parë të kampionatit Surfcasting. 58 pjesëmarrës i janë bashkangjitur aktivitetit që organizohet për herë të parë. Peshkimi në det të trazuar mbajti për 4 orë mbërthyer të gjithë garuesit këtë fundjavë.

Presidenti i Federatës Shqiptare së Peshkimit Sportiv, Vasjan Lami tha se edhe përzgjedhja e bregdetit të Tales nuk ishte e rastësishme. Hapësira e madhe e këtij bregdeti është një mundësi që ky sport të ushtrohet masivisht dhe me lehtësi, ndërsa është një sfidë edhe për të gjithë garuesit.

Në startin e këtij kampionati ishte edhe kreu i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Ai u shpreh se e ka mirëpritur zgjedhjen që Federata Shqiptare e Peshkimit Sportiv ka bërë duke e nisur në Tale etapën e parë të këtij kampionati.

Frrokaj shtoi se do të bashkëpunojë me këtë federatë në mënyrë që sportistët edhe të relaksohen duke ushtruar këtë sport, por ndërkohë edhe promovohen vlerat turistike që kanë zona të tilla siç është bregdeti i Tales. Garuesit i janë bashkuar këtij sporti më shumë si çlodhje, por ka edhe nga ata që e kanë pasion të trashëguar.

Një pjesë e tyre tenton të dalë nga rutina e përditshme dhe peshkimi është një mundësi për tu relaksuar. Etapa e dytë e këtij kampionati do të vijojë me peshkimin në Shqipërinë e mesme për të vijuar më pas drejt jugut, kjo edhe si një formë gjithpërfshirëse për të promovuar sportin dhe turizmin. Organizatorët u kanë bërë apel të apasionuarve për t’iu bashkuar Kampionatit në fazat në vijim duke e lënë të hapur mundësinë për ata që munguan në çeljen e tij. / b.d

Paraardhëse

Si do të dilni nga çadra si trima apo si…?!

Pasardhëse

Na “lënë” edhe prodhimet “Made in Albania”

Pasardhëse

Na "lënë" edhe prodhimet "Made in Albania"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.