• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Për të gjithë flamujtë e Nerënxit, përveç bajameve me krimba!

6 November, 2017
në Opinion
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata e Tiranës ka përfunduar sot një proces të gjatë gjykimi, ndaj një padie të biznesmenit Nikollaq Nerënxi ndaj gazetës “TemA”, për të cilën kërkonte një dëmshpërblim 50 mijë euro. Ishim nën akuzë pasi kishim publikuar një video ku Nikollaq Nerënxi ishte krah disa ekstremistëve grekë në Himarë, të cilët përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, i thërrasin sa herë që e shikojnë se nuk i voton minoriteti  grek në Shqipëri.

Videon e kishim marrë nga një faqe e ekstremistëve grekë dhe nuk ishte produkt i yni. Nuk kemi shkruar gjatë kësaj kohe, se nuk deshëm të ndikojmë mbi vendimin e gjykatës.

Sot Gjykata e hodhi poshtë si të pambështetur në prova padinë e biznesmenit në fjalë, i cili ndjehej i dëmtuar se ne e quanim grek.

Tani dua të them disa fjalë për profilin e këtij biznesmeni i cili merret me politikë, sa herë është në hall biznesi i tij dhe bën biznes me politikën, sa herë e gjen në hall politikën.

Ajo që më bëri përshtypje, është se ky na ka paditur ne si gazetë, pasi është ndjerë i ofenduar që ne i kemi thënë, se mbështet aspiratat e disa ekstremistëve grekë. Pra, është ndjerë i turpëruar si grek dhe kërkon dëmpshpërblim për këtë gjë.

Në këtë aspect, është për t’u vlerësuar nëse e merr sinqerisht kërkesën e tij, pasi kërkon të duket si patriot shqiptar.

Por nga ana tjetër, Nikollaq Nerënxi është në krye të një lëvizje që për interesa tërësisht private dhe familjare (jo fisnore, se fisin e ka hedh në gjyq, njësoj si gazetën “TemA”), dhe është mburur se ka vënë në lëvizje diplomacinë greke kundër shtetit shqipar për hallin e tij.

Ka së paku një vit dhe disa deklarata të shoqatës së tij fantazëm, që flasin në emër të diplomacisë greke, për atë se çfarë do t’i gjejë shqiptarët dhe Shqipërinë, nëse nuk plotësohen kërkesat e Nerënxit.

Ne në fakt nuk kemi asgjë kundër, të plotësohen kërkesat e tij nëse janë ligjore. Nuk kemi asgjë kundër, që dhe ai të jetë njeri me kaq ndikim në Athinë, sa t’i bëjë varrin Shqipërisë, për shkak të garazhit të tij në Himarë. Vetëm të na e ndajë, a do ta mbrojmë si nacionalist grek, apo si patriot shqiptar. Se nga një anë mburret që do kthejë mijëra emigrantë në kufij, do mbyllë kufijtë për “defekte teknike”, do bllokojë negociatat e Shqipërisë në Bruksel, e nga ana tjetër, ne na padit, duke na paraqitur si argument se ai është patriot shqiptar.

Nuk kam asgjë as me këtë veprim. Në një farë mënyre njeriu e gjen vetë veten se ku është dhe se çfarë ndjehet, shqiptar, grek apo pakicë egjiptiane. Problemi është se ky njeri në Shqipëri të padit në gjyq se do të duket më shqiptar se shqiptarët dhe tek autoritetet greke të padit si grek, se do të duket më grek se grekët.

Për shkak të dënglave të tij, mijëra shqiptarë bllokohen në kufijtë e Greqisë me Shqipërinë, pasi ai ka marrë flamurin e një greku të persekutuar në Shqipëri, ndërsa në Tiranë të padit pse i thua që po spekullon si grek dhe do të duket më shqiptar se çdo shqiptar.

Të jesh grek, shqiptar apo pakicë egjiptiane në Shqipëri, nuk është kurrfarë merite. Është çështje biologjike. Njeriu nuk e ka në dorë çfarë lind. Njeriu e ka në dorë çfarë bëhet. Problem i këtij biznesmeni është se ky do të jetë grek në Himarë, se i duhet një garazh, shqiptar në Tiranë, se do të shesë bajame, deputet me LSI, apo kryetar bashkie me PBDNJ, nëse mundet, se ka ca plane për kështjellën e Ali Pashës në Porto Palermo etj…

Është rasti tipik kur e kupton se politikën shqiptare, e ka marrë peng një racë batakçinjsh, që mbajnë nga dhjetë flamuj në xhep, dhe i ngrejnë e i ulin sipas hallit që kanë. Në rastin konkret kemi dikë që kërkon që në Athinë të jetë hero, se po lufton për Himarën, në Tiranë të jetë hero se shet bajame, në Himarë të jetë kryetar bashkie se do leje ndërtimi. Nuk jemi patalogjikë kundër tij, boll të na e ndajë çfarë do që të jetë dhe çfarë do që të shesë. E pranojmë dhe si grek, dhe si shqiptar, dhe si himariot. Përveç si shitës të bajameve me krimba, se ato nuk ja blejmë dot!

Paraardhëse

Kryeprokurori i ri, në horizont përplasja e re PS-PD

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e martë 7 nëntor 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e martë 7 nëntor 2017

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.