• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Për herë të parë”, Manastirliu njofton ndryshimin e rëndësishëm: Do kontrollohen që në doganë

5 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu tha gjatë fjalës në Kuvend se këto ndryshime do të sjellin një përmirësim të procedurave rregullatore të sektorit, për më shumë siguri për pacientët.

“Është një ndryshim i rëndësishëm i cili do të ndodhë për sa i përket regjistrimit, licencimit të pajisjeve mjekësore, afateve të certifikimit të tyre bazuar mbi eksperiencat më të mira ndërkombëtare”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se projektligji i ri garanton cilësinë dhe ruajtjen e standardeve më të mira mbi pajisjet mjekësore që prodhohen, importohen apo tregtohen në Republikën, Manastirliu tha se një ndër risitë është kontrolli mbi pajisjet estetike.

“Për herë të parë përfshijmë në kategoritë e pajisjeve mjekësore dhe elementë të rëndësishëm të atyre pajisjeve të cilat kanë të bëjnë me materialet apo pajisjet estetike, të cilat kanë qenë të parregulluara në treg më parë, për sa i përket të gjithë atyre klinikave estetike apo shërbimeve që ofrohen dhe që nuk kanë qenë të rregulluara, nëpërmjet dispozitave ligjore përkatëse”, tha Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Projektligji i ri parashikon edhe rimbursimin e pajisjeve mjekësore nga skema e sigurimeve shëndetësore përmes një liste të përcaktuar.

“Kemi pasur praktikë shumë të mirë në rimbursimin e fishave të diabetit tek fëmijët. Por ne duam ta rrisim gamën e rimbursimit të pajisjeve mjekësore, materialeve mjekësore të cilët ndihmojnë grupet të ndryshme të shoqërisë të cilët kanë sëmundje kronike të mbështeten direkt nga shteti nëpërmjet vendosjes të pajisjeve mjekësore të rimbursueshme”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh gjatë fjalës së saj në Kuvend, se, ligji i ri rregullon edhe tregtimin e pajisjeve mjekësore përmes internetit, dhe gjithashtu forcon masat e marra për çdo subjekt që shkel ligjin.

“Do të rishikohen të gjitha praktikat për sa i përket edhe shitjeve online dhe publicitetit në rastet e pajisjeve mjekësore. Kategoritë të cilat parashikohen të përfshihen në këtë projektligj dhe ndryshimet do të drejtojnë më shumë punën tonë drejt inspektimit më të rreptë dhe gjithashtu masave administrative të cilat ndryshohen nëpërmjet këtij projektligji dhe forcohen për të garantuar më shumë siguri për jetën e qytetarëve në kujdesin shëndetësor”, tha ministrja Manastirliu.

Paraardhëse

Nesër tryeza e radhës për Zgjedhoren, Rudina Hajdari zbulon 3 propozimet

Pasardhëse

A rrezikohet Basha nga strategjia e Ilir Metës? Ish-ministri e thotë hapur

Pasardhëse

A rrezikohet Basha nga strategjia e Ilir Metës? Ish-ministri e thotë hapur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.