• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Për Bashën nuk ka më kthim pas, Noka: Si nisi “sherri” mes Berishës dhe kryetarit të PD-së

17 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
498
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot me vendosmëri se nuk ka kthim pas për vendimin e një jave më parë, që përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”. Por, deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit e Sali Berishës në aksionin kundër kryetarit të PD-së, shprehet se ish-kryeministri nuk do të tërhiqet deri sa anëtarësia të flasë në lidhje me vendim. Noka tregoi hapat që do të ndërmarrin për të shkuar deri te referendumi. Fillimisht, deputeti demokrat tha se do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin.

“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua ti hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar. Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet? Do të mblidhet Kuvendi kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë” tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se synimi fundor është të respektohet vullneti i anëtarësisë, të dëgjohet zëri i demokratëve. “Në mënyrë absolute, Sali Berisha kërkon një gjë; të dëgjohet zëri i çdo anëtari, të respektohet vullneti i anëtarësisë, si e vetmja formë për ta bërë partinë më të fortë. Në rast se zëri do të flasë pro vullnetit të kryetarit, Berisha ka shprehur se do ta respektojë. Në të kundërt, do të respektohet vullneti i anëtarësisë, Basha të bëjë zgjedhjen e tij.

Demokracia direkte është kjo, të respektosh vullnetin e anëtarëve, nuk mund të marrësh vendime si autokrat. Sot e kanë konfirmuar mbështetësit se nuk pranuan ta çojë në bazë, se anëtarësia e rrëzonte. E gjithë përpjekja e Berishës është të mbajmë forcën tonë të bashkuar. Ka vetëm një rrugë që forca politike të mos përçahet, konsulta me anëtarësinë. Ne jemi produkte të votës së anëtarëve, kur merr vendim kundër, e ke përçarë. Ne kërkojmë të pyetet anëtarësia” tha më tej Noka.

Por a ka përgjegjësi Berisha për vendimet që ka marrë Basha?

“Sali Berisha, edhe kur ka qenë kryeministër dhe kryetar i PD-së, kishte një cilësi, që është e rrallë në liderat, po nuk i kërkoje mendim, nuk përzihej. Unë kam qenë ministër i tij, përsa kohë nuk i trokisja në derë, nuk përzihej. Por nëse i shkoje të jepte mendim. Nëse Basha e ka pyetur, mund ti ketë thënë ke kaluar cdo kufij, mund të japësh dorëheqjen”.-tha ai.

Në fund, Noka sqaroi edhe lajmet në media se debati mes tij dhe liderit të PD-së për vendimin e përjashtimit të Berishës kishte shkuar deri në përplasje fizike. “Jo. Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu. Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësor, por këto që po them janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.

Paraardhëse

Deputeti “besnik” i Berishës zbulon lëvizjen e radhës kundër Bashës

Pasardhëse

Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhte me Lulzim Bashën nëse ai s’do godiste Berishën

Pasardhëse

Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhte me Lulzim Bashën nëse ai s'do godiste Berishën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.