• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pence: 6 Janari, dita më e errët në historinë e Kongresit amerikan

7 January, 2021
në Aktualitet, Botë, Kryesore, Politikë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtarët e Kongresit u kthyen në sallë të mërkurën në mbrëmje për të vazhduar numërimin e votave elektorale për zgjedhjet presidenciale. Ligjvënës si demokratë, ashtu edhe republikanë thanë se ishin të vendosur të vazhdonin certifikimin e fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden, vetëm pak orë pasi mijëra përkrahës të Presidentit Trump u futën me forcë në ndërtesën e Kongresit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton:

“Pavarësisht nga skenat e dhunshme ku protestuesit u futën në mjediset e Kongresit dhe u përleshën me forcat e rendit, ligjvënësit u kthyen të mërkurën në mbrëmje për të vazhduar numërimin dhe certifikimin e votave elektorale.

“Ne do të certifikojmë fituesin e zgjedhjeve presidenciale 2020”.

Nënpresidenti Mike Pence, në detyrën e presidentit të senatit, kryesoi sesionin e përbashkët të Kongresit vetëm pak orë pasi trazirat kishin bërë të nevojshme evakuimin e anëtarëve, kur protestuesit ishin futur me forcë në mjediset e Kapitolit.

“Sot ishte një ditë e errët në historinë e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por falë reagimit të shpejtë të policisë së Kapitolit dhe forcave federale e lokale të rendit, dhuna u shua,” tha zoti Pence.

Më shumë se 100 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 14 republikanë të Senatit kishin njoftuar më parë planet për të bllokuar certifikimin e votave elektorale në gjashtë shtete të lëkundura ku fitoi Joe Bideni.

“Për ata që kanë pikëpyetje për integritetin e zgjedhjeve, për ato që ndodhën në nëntor, ky është veprimi i duhur,” tha Senatori Josh Hawley.

Por pas dhunës së të mërkurës pasdite, disa senatorë dhe ligjvënës tërhoqën kundërshtitë e tyre.

“Ato që ndodhën sot më kanë detyruar të reflektoj. Nuk mundem që me ndërgjegje të plotë të kundërshtoj certifikimin e zgjedhjeve,” tha Senatorja Kelly Loeffler.

Zoti Biden komentoi nga Delauer duke dënuar me forcë dhunën dhe duke kritikuar ashpër presidentin.

“I bëj thirrje Presidentit Trump të dalë në televizor tani dhe të përmbushë betimin që ka bërë për të mbrojtur kushtetutën dhe për të këmbëngulur që ky uzurpim të marrë fund,” tha zoti Biden.

Presidenti Trump postoi një video në Twitter ku bënte thirrje për qetësi, por përsëriste pretendimet e pabaza se zgjedhjet u vodhën.

“Ishte një fitore dërrmuese, të gjithë e dinë, sidomos pala tjetër. Por tani duhet të ktheheni në shtëpi,” tha zoti Trump.

Twitter and Facebook, për herë të parë bllokuan llogaritë e Presidentit Trump për postime që shkelnin politikat e këtyre kompanive. Më herët të mërkurën presidenti u kishte bërë thirrje përkrahësve të marshonin drejt Kongresit.

“Pas kësaj, do të shkojmë së bashku, do të jem edhe unë me ju”.

Presidenti i kishte nxitur me fjalët “shporrni ligjvënësit e dobët”.

“Ai ka nxitur dhunën. I udhëhoqi me retorikën e tij, megjithëse nuk i udhëhoqi fizikisht,” thotë analistja Jennifer Mercieca.

17 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kërkuan nënpresidentit të përdorë Amendamentin e 25-të për të hequr Presidentin Trump nga posti, gjë që nuk pritet të realizohet brenda dy javëve që i mbeten këtij mandati presidencial.

“Amendamenti i 25-të merret me skenarë kur presidenti është i paaftë fizikisht ose mendërisht për të kryer detyrën; s’ka të bëjë me kapacitetin moral të një presidenti,” thotë pedagogu i jurisprudencës, Aziz Huq.

Pavarësisht nga këto zhvillime, Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i 46-të amerikan më 20 janar.

“Nuk jam i shqetësuar për sigurinë time apo për mbarëvajtjen e ceremonisë së inaugurimit,” u shpreh zoti Biden.

Paraardhëse

Zgjedhet e 25 Prillit, KQZ hedh shortin dhe tregon si do ndahet komisionieri i shtatë mes PD-së dhe PS-së

Pasardhëse

Vizita e Ramës në Turqi, pedagogu i njohur zbulon se çfarë po synon të bëjë kryeministri para 25 Prillit

Pasardhëse

Vizita e Ramës në Turqi, pedagogu i njohur zbulon se çfarë po synon të bëjë kryeministri para 25 Prillit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.