• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pelosi, takim me ushtrinë për Trump: Mund të bëjë hatanë, t’i hiqen kodet e tij bërthamore

9 January, 2021
në Aktualitet, Botë
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kongresistja demokratike Nancy Pelosi foli me ushtrinë amerikane të premten rreth mënyrës se si të parandalohet Donald Trump, “presidenti i paekuilibruar” sipas saj, që të përdorë kodet bërthamore, duke kërcënuar njëherësh të ndërmarrë hapa në Kongres nëse nuk tërhiqet shpejt

“Këtë mëngjes, unë fola me telefon me Shefin e Shtabit të SHBA Mark Milley për atë që mund të bëhet për të parandaluar një president të paqëndrueshëm nga nxitja e konfliktit ushtarak ose hyrja në kodet e nisjes dhe urdhërimin e një sulmi bërthamor,” shkroi Kryetarja e Dhomës në një letër për ligjvënësit e tjerë.

“Situata me këtë president të paekuilibruar nuk mund të jetë më e rrezikshme,” shtoi ajo, duke njoftuar se Kongresi do të ndërmarrë hapa nëse Trump nuk “largohet shpejt dhe vullnetarisht” nga Shtëpia e Bardhë, pa deklaruar se cilat cilat do të ishin ato.

Ky i fundit do t’i dorëzojë pushtetin Joe Biden në 20 janar. Një zëdhënës i gjeneralit Mark Milley, kolonel Dave Butler, konfirmoi për AFP informacionin në lidhje me atë bisedë.

Nancy Pelosi “thirri shefin e shtabit. Ai iu përgjigj pyetjeve të saj rreth zinxhirit komandues bërthamor”, tha ai, pa hyrë në detajet e bisedës.

Presidenti amerikan është gjithashtu komandanti i forcave të armatosura. Mund të lëshojë një urdhër për të aktivizuar kodin bërthamor tek Shefi i Komandës Strategjike, i cili do t’ia transmetojë atë bazave bërthamore nëse urdhri është i ligjshëm.

Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA, do të dorëzojë pushtetin Joe Biden më 20 janar, por Nancy Pelosi tha të enjten se ditët e mbetura mund të kthehen në një “film horror për Amerikën”.

Të mërkurën, mbështetësit e Donald Trump hynë në Kongres, ku po mbahej një seancë për të konfirmuar fitoren e Joe Biden, duke shkaktuar skena të dhunshme kaosi.

Miliarderi republikan më parë kishte refuzuar edhe një herë të pranonte humbjen në zgjedhjet presidenciale para mbështetësve të tij të mbledhur para Shtëpisë së Bardhë, duke i nxitur ata të shkonin në Kapitol “në paqe”.

Nancy Pelosi akuzoi të enjten miliarderin republikan për “nxitje të një rebelimi të armatosur kundër Amerikës” dhe i bëri thirrje zëvëndësit të tij Mike Pence të thërriste amendamentin e 25-të të Kushtetutës dhe të largonte Trump-in nga pushteti.

Përndryshe, Kongresi “mund të fillojë procesin e shkarkimit “, shtoi Pelosi, një armike e betuar politike e Trump-it.

“Ne ende shpresojmë se ai do të na japë një përgjigje pohuese sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo në letrën e saj të premten.

“Nëse presidenti nuk jep dorëheqjen shpejt dhe vullnetarisht, Kongresi do të marrë masa.”

Paraardhëse

Pas Klan Kosovës, edhe Abc News e Shqipërisë e shkarkon Baton Haxhiun

Pasardhëse

Ditën që Rama ndodhej në Athinë, qeveria greke çon projektligjin në parlament: Zgjerohemi 12 milje

Pasardhëse

Ditën që Rama ndodhej në Athinë, qeveria greke çon projektligjin në parlament: Zgjerohemi 12 milje

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.