• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD zgjedh drejtuesit politikë në qarqe, Berisha përzë Alizotin, Spahon dhe Luan Baçin

5 September, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
126
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryesia e Partisë Demokratike ka zgjedhur 12 drejtuesit politikë në qarqe. Dje u mbajt mbledhja e saj dhe duket se nisi organizmi për zgjedhjet e 2025. Nuk është se pati shumë surpriza te emrat që u zgjodhën, pasi shumica diheshin. Luçiano Boçi u zyrtarizua në Shkodër, duke lëvizur nga Elbasani. Aty ku duket se drejtues do të jetë Ervin Salianji. Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi dhe Bujar Leskaj mbetën te qarqet e tyre, pra Durrës, Lezhë dhe Vlorë. Dibra ju besua Xhela Mziut, ndërsa Kukësi Flamur Hoxhës. Ajo që bie në sy është se në Korçë ka shkuar Ivi Kaso, duke spostuar Edmond Spahon. Në Berat ka shkuar Eno Bozdo, duke spostuar Tomor Alizotin. Ndërsa në Fier ka shkuar Gazment Bardhi, duke spostuar Luan Baçin. Por në mungesë të Sali Berishës, Edi Paloka kryetar i Këshillit Kombëtar, dhe Flamur Noka Sekretar i Përgjithshëm i PD, do të jenë përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e gjithë procesit deri në zgjedhjet e 2025 në shkallë vendi. Albana Vokshi drejtuese e Forumit të Gruas do të ketë përgjegjësi në shkallë vendi për organizimin e forumit dhe mobilizimit të grave. Ndërsa kreu i FRPD, Besard Xhaferri, do të merret më organizmin e të rinjve në të gjithë vendin.

ProfitSence Logo

Berisha mesazh vartësve

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha mori dje pjesë në mbledhje përmes një videokonference. Ai kërkoi më shumë organizim, teksa theksoi se Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. “Së pari ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë. Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë. Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapat ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj. Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksesshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer. Kemi hyrë tani në një vit elektoral”, deklaroi ai. Por ndryshimet në qarqe pritet të ndezin debate në PD. Dy ditë më parë ishte Luan Baçi që i dha sinjalet se nuk e pranon zëvendësimin me Gazment Bardhin. “Unë vijoj të jam drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër të kryetarit të partisë më vjen keq, nuk mundem”, deklaroi Baçi.

Kandidatë për deputet

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha i kërkoi anëtarëve të Kryesisë që të sqarojnë çdo anëtar dhe qytetar se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit. Për sa i përket zgjedhjes së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 2025-sës, Berisha theksoi se do vijohet me primaret brenda partisë. “dua të them se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit. Dhe unë besoj se, asnjë demokrat nuk duhet të imagjinojë se një parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve do mund t’i lejonte vetes t’i bëhej shkak që ajo e drejtë themelore kushtetuese t’ju mohohej qytetarëve shqiptarë në kohën që ajo e kishte shpallur publikisht atë që nga viti 2012 e në vazhdim.

Së bashku me të, PS kushtëzoi edhe shqyrtimin e vendimit tjetër të gjykatës, dhe natyrisht n.q.s ne nuk pranonim shqyrtimin e atij vendimi, sot 1.6 mln shqiptarë do të ishin pa të drejtë vote. Ne nuk mund të merrnim atë përgjegjësi. Ai vendim u shqyrtua dhe, ai vendim hoqi disa pengesa artificiale të vendosura që rekomandoi gjykata. Ne jemi parti që për zgjedhjen e deputetëve e ka të fiksuar në statutin e saj me mekanizmin e Primareve. Të dashur miq, jo vetëm që reforma zgjedhore nuk u pranua nga Edi Rama, por siç theksova më sipër, asnjë nga krimet monstruoze elektorale nuk ndëshkua nga drejtësia e tij. Ç’ka do të thotë se në zgjedhjet e vitit 2025, do të bëhet e vërtetë fjala e tij se, nuk keni parë gjë akoma. Se do të përdorë mekanizma të tjerë për të grabitur votën që ne akoma nuk kemi parë. Se i tillë është oreksi i tij për pushtet, e bën që të heqë dorë nga çdolloj parimi. Ju e patë në Himarë, nuk ngurroi të sjellë nga Dropulli votues në Himarë, dhe të shkarkojë drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile vetëm e vetëm se ai refuzonte një akt të tillë”, nënvizoi Berisha.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh në Veri? Mbretëria e Bashkuar thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Kosovë

Pasardhëse

Ligji i ri shkarkon Rrumbullakun, 20 ditë afat për kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm, policia në kolaps

Pasardhëse

Ligji i ri shkarkon Rrumbullakun, 20 ditë afat për kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm, policia në kolaps

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.