• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD: Shqiptarët duhet të paguajnë 447 milionë euro për shkak të skandaleve të Ramës, SPAK të nisë hetimet për rastin “Becchetti”

26 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike përmes një postimi me video në rrjetet sociale, ka sjellë në vëmendje kohën kur kryeministri Edi Rama thoshte se Shqipëria nuk do të ketë asnjë gjyq të humbur në arbitrazh, dhe nuk do të paguajë asnjë lekë. Kjo deklaratë është krahasuar me atë të ministres së Financave, e cila pranoi se gjyqi me biznesmenin italian Beccheti është i humbur.

PD thotë se ata presin nga SPAK të hetojë me përparësi këto çështje, pasi çdo orë që kalon, rrit dëmin ekonomik ndaj qytetarëve shqiptarë.

“447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët”, – thekson PD.

Pak ditë më parë, në një intervistë ministrja e Financave, Anila Denaj tha se detyrimet ndaj Becchettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit. Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për t’u paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër”, – tha Denaj.

Paraardhëse

Orinda dhe Turi “marrin vendimin” për të ardhmen e vajzës së tyre, producenti publikon foton dhe jep lajmin

Pasardhëse

Meta firmos për anëtarin e 8-të të Gjykatës së Lartë, kush është gjyqtari i njohur që do jetë pjesë e Gjykatës së Lartë (FOTO)

Pasardhëse

Meta firmos për anëtarin e 8-të të Gjykatës së Lartë, kush është gjyqtari i njohur që do jetë pjesë e Gjykatës së Lartë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.