• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD reagon për grabitjen e ish-zyrtares së qeverisë nga pastruesja: Klosi është dora ku Ahmetaj dhe Rama kanë vjedhur miliona euro

10 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka reguar për grabitjen e qindra mijëra eurove në shtëpinë e ish0zyrtares së qeverisë Alda Klosi, nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se “Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën, por është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro. ”

Garo deklaroi se paratë që Dobi mori në shtëpinë e Klosit janë nga korrupsioni që ka kapur qeverinë dhe bëri thirrje për reagim.

Deklarata e plotë:

“Superskandali ku është përfshirë një pastruese e thjeshte, me një akt të paligjshëm, nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj. Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama.

Ai është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare.

Nga rruga “John Belushi” tek “Rruga e Kosovarëve”, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo tender, projekt, VKM, aeroport dhe port, në çdo darkë te Nusreti apo shtëpi zyrtarësh, fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi.

Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë.

Kur Partia Demokratike fliste për avionë droge, qeveria thoshte se janë mushkonja. U desh të binte avioni i një italiani, që të përgligjej denoncimi i ish-kryeministrit Berisha.

Kur Partia Demokratike denoncon tenderat 400 milionësh, Bashkia, qeveria dhe mercenarët e tyre, thonë se ne po pengojmë punë publike.

Kur Partia Demokratike flet papushim për inceneratorët, mercenarët na thonë, se pse nuk përmendim emrat e oligarkëve.

Kur Partia Demokratike denonconte, 6 vjet me pare vjedhjen e 8 milionë eurove ne shtepite e Mama Gjiknurit dhe Beqes, Edi Rama fshihte vjedhjen vetem e vetem per te mbuluar krimin e shemtuar te ministrave te tij.

Kur në shtëpinë e Rozeta Dobit gjendeshin gjysëm milion euro të Alda Klosit dhe zyrtarëve, ministrave e deputetëve të tjerë, policia me urdhër të Edi Ramës fshihte emrin e Aldes të cilin e bëri publik Partia Demokratike.

Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve te Edi Rames, patronazhistve të tij, qe vjedhin çdo minute, çdo ore, cdo dite dhe muaj te vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, taimet, tenderat, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve.

Nga ana tjetër, Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro.

Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjecar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet.

Milionat që Rozeta Dobi mori nga kasaforta apo dysheku i Alda Klosit, nuk janë të xhaxhait me tumor, siç pretendon drejtoresha e Ramës dhe Ahmetajt, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama.

Partia Demokratike ka bërë detyrën e saj publike dhe do të vazhdojë ta bëjë. Me të gjitha mjetet në dispozicion, që nga fjala e deri te ‘rezistenca e çarmatosur’, ne do të vazhdojmë të targetojmë ata që vjedhin popullin, dhe kanë aq shumë para sa për të bërë milionere edhe pastrueset.

Përballë kësaj neverie ikin shqiptarët, duke rrezikuar jetën.

Përballë kësaj drame kombëtare, Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve te ngrihemi e te largojme Edi Ramen!

Të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë!”-tha ajo.

Paraardhëse

Tragjedia e Gërdecit, Fatmir Mediu reagon pasi u njoh me dy akuzat e rënda nga SPAK

Pasardhëse

Versioni tronditës i gazetarit: Hajdutja e 500 mijë eurove bashkëpunoi me Alda Klosin

Pasardhëse

Versioni tronditës i gazetarit: Hajdutja e 500 mijë eurove bashkëpunoi me Alda Klosin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

Nga lajme10
30 December, 2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të...

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.