• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD nxjerr prapaskenat e forta nga shkarkimi i Ilir Metës, paralajmëron lëvizje të reja ditët në vijim

7 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Belind Këlliçi i Partisë Demokratike u shpreh se nisma për shkarkimin e presidentit bëhet për të tërhequr vëmendjen nga maskaradës që ndodhi në 25 prill.

Sipas Këlliçit, PD ka bërë disa kallëzime në SPAK lidhur me krimet zgjedhore, por deri më tani nuk është bërë asgjë nga organi i ri i drejtësisë.

Këlliçi shtoi se ende nuk ka një vendim për të dhënë nëse PD do të futet në Kuvend, vendim do të të merret pas një diskutimi në organet drejtuese të kësaj partie.

“Nisma për shkarkimin e presidentit bëhet për të tërhequr vëmendjen nga maskaradës që ndodhi në 25 prill. Po ta shohim, pas 25 prillit ka një pesimizëm shumë të madh sepse gjërat janë ashtu sikurse ishin. Gjithë ajo frymë e mirë që ishte ngritur për ndryshim, e gjitha është hedhur poshtë për shkak të 25 prillit. Përmes një komisioni qesharak, që kryesohet dhe mbrohet nga Taulant Balla, që është sharruesi më i madh i pyjeve në Ballkan dhe modeli më i keq i një politikani të votuar në vendin tonë.

Ne po faktojmë masakrn elektorale që ka ndodhur në zgjedhje. Kemi kapur bandat dhe i kemi denoncuar në SPAK, por nuk ka ndodhur asgjë. Ne nuk jemi ankuar në KQZ se ajo nuk është prokurori. Ne rezultatin do ta ankojmë aty ku kemi prova. Unë kam marrë 2 kallëzime që kemi bërë në SPAK. Kryeministri garoi në Durrës për t’i dhënë garanci bandave që do të vazhdohet marrëdhënia okulte me to. Vangjush Dakon nuk mund ta kishte kandidat, por Rama u bë vetë kandidat në Durrës duke siguruar që marrëdhënia me krimin do të jetë e ngushtë. Ne kemi depozituar një kallëzim në SPAK me datë 2 prill, me një sërë akuzash. Sot që flasim asgjë nuk ka ndodhur.

Rama nuk e ka kapur dot presidencën, prandaj po bëhet kjo zhurmë me shkarkimin e tij. Futja në parlament i përket muajve të ardhshme si vendim. Ende nuk ka një vendim për të dhënë nëse do të futemi në Kuvend. Do të ketë një diskutim në organet drejtuese në PD, por momentalisht ne do të faktojmë këto akuza që kemi bërë deri më tani lidhur me maskaradën zgjedhore. Këtë herë ose do të bënim një pakt me bandat e Edi Ramës, me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, ose Ergys Çurbja apo Rrahman Rraja, kriminelë që tashmë janë në Kuvend. Ne nuk kemi besim te SPAK-u, por do të bëjmë detyrën tonë”, – tha ai për Ora News.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu “spiunon” Metën: Në këto raste dorëheqja të zbardh faqen

Pasardhëse

Pamjet në mes të Tiranës po thyejnë rrjetin: Shihni se deri kur do të qëndrojë Lulzim Basha në pushtet (FOTO)

Pasardhëse

Pamjet në mes të Tiranës po thyejnë rrjetin: Shihni se deri kur do të qëndrojë Lulzim Basha në pushtet (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.