• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PD nuk merr pjesë as në zgjedhjen e Presidentit

31 March, 2017
në Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike duket se do të përshkallëzojë bojkotimin e saj institucional jo vetëm me Parlamentin që ka më shumë se 1 muaj që nuk merr pjesë, por edhe në zgjedhjet për presidentin të cilat duhet të përfundojnë brenda muajit prill.

Partia Demokratike duket se do të përshkallëzojë bojkotimin e saj institucional jo vetëm me Parlamentin që ka më shumë se 1 muaj që nuk merr pjesë, por edhe në zgjedhjet për presidentin të cilat duhet të përfundojnë brenda muajit prill. Të paktën këtë qëndrim ka lënë të kuptohet deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e ftuar në Report tv. 

Kërkesa e PPE për t’u rikthyer në Kuvend, është e vërtetë, e konfirmoni një gjë të tillë? Kemi edhe një letër nga zyrtari i CDU… 

Shqetësimi i madh është rreziku i cenimit të zgjedhjeve dhe këtë mediat nuk e thonë. Z.Basha ka marrë mbështetje nga partitë simotra europiane të PD. Gjatë fjalimi të tij në samit, Basha ka paraqitur situatën në Shqipëri dhe akso9nin e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në të gjitha takimet e z.Basha ka gjetur mbështetje sepse kjo është vlerë, ka marrë mbështetje për aksionin qytetar, sepse pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë demokraci. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme vijnë me anë të qeverisë që solli kriminalitetin? Jo. Atëherë mjeti është një qeveri teknike. Dhe për këtë gjeti mbështetje z.Basha, mbështetje të pakufishme, për qeveri teknik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qeveri teknike kukull, çdo të thotë z.Basha…

Ajo çka kërkohet është një qeveri me bazë të gjerë politike, me të gjitha palët politike që të bien dakord për emrat e kësaj qeverie. Nuk mundet Rama të caktojë Kryeministrin, ministrin e Brendshëm, ministrin e Arsimit, por duhet një konsensus me bazë të gjerë politike.

Z.Jug tha për reformën në drejtësi se është investimi ynë…

Si u bënë ndryshimet kushtetuese? A ishte faktori kryesor PD-ja? A i mbani mend makinacionet e Ramës për të kapur reformën? A ishte PD që insistoi që nga dita e parë e deri në 21 korrik kur u arrit në mënyrë konsensuale ndryshimet kushtetuese? A ishte PD faktor kryesor që bëri qindra amendamente një pjesë e të cilave u miratuan dhe një pjesë e të cilave u imponuan nga ndërkombëtarët? Menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese duke u gdhirë 22 korriku kaluan ligjet e para. Pse nuk u ftua opozita që të merrte pjesë? Sepse atë që Rama s’e bëri me ndryshimet kushtetuese e bëri në mënyrë antiligjore me ligjet e tjera. Kjo është një prej arsyeve që PD nuk përfshihet. Kjo është farsë, jo reformë në drejtësi. Reforma në drejtësi duhet të jetë konsensuale. Të gjithë duhet të kalojnë në sitë. PD e ka treguar me hapa konkret. Reforma në drejtësi do bëhet që ditën e parë të qeverisë teknike. Të një qeveri përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve,. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ajo çka kërkojnë qytetarët të cilët i janë bashkuar aksionit qytetar. Ndaj, ky është prioriteti i aksionit të PD, zgjedhje të lira dhe të ndershme nëpërmjet një qeverie kujdestare.

Vettingun do ta votoni pas zgjedhjeve?

Sigurisht pas zgjedhjeve. Menjëherë pas ditës së parë të qeverisë teknike, duke zbatuar kushtetutën dhe ligjet. Një pjesë e ligjeve duhet të ribëhen atje ku ka antikushtetutshmëri, kapje të institucioneve.

Për Vettingun është shprehur Gjykata Kushtetuese…

PD ka treguar se respekton vendimet. Të gjitha ligjet të marrin konsensusin e partive. Atëherë do të fillojë zbatimi. Ne jemi për reformë në drejtësi.

A do të bëhet PD pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit në Kuvend?

Ai është Kuvend i kriminalizuar. Kuvendi sot është Çadra e Lirisë. Është në sheshin e lirisë. Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë politike. Ai ka shkelur kontratën me qytetarët. Të bëjë një të mirë të vetme për këtë popull, të japë dorëheqjen dhe le të japë hapësira për krijimin e një qeverie konsensuale me mbështetje të gjithanshme politike e cila do të ketë funksionin për të çuar vendin drejt zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për aq kohë sa nuk ka qeveri teknike, vendi ynë është sheshi i lirisë.

Paraardhëse

Bregu: Zgjedhjet janë në rrezik, BE nuk i thotë gjërat troç

Pasardhëse

Aksident tragjik në Tiranë, vdes një grua, kapet shoferi. Ja emri

Pasardhëse

Aksident tragjik në Tiranë, vdes një grua, kapet shoferi. Ja emri

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.