• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD lë në pritje aleatët, refuzon diskutimet për hyrjen me listë të përbashkët, Shehi e Mediu kërkojnë që opozita të jetë e bashkuar

12 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse na ndajnë gati 8 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, palët politike kanë ndezur “de facto” motorët e fushatës zgjedhore. Por pavarësisht kësaj, si në kampin e mazhorancës, ashtu edhe në atë të 2 opozitave ka një paqartësi lidhur, pasi askush nuk e di se si dhe me çfarë formule do të hyjnë në zgjedhjet e ardhshme, duke qenë se Kodi Zgjedhor pritet të ndryshojë.

Megjithatë ajo që është më e dyzuar është opozita joparlamnetare, e cila në kushtet kur kryeministri Edi Rama i hapi rrugë hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore, nuk ka ende një vendim se si do të hyjë në zgjedhje. Gazeta kontaktoi disa nga ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e kësaj partie për të mësuar më shumë detaje rreth strategjisë së saj. Fillimisht ka qenë kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deklaroi dje se opozita është ende e pavendosur, ndërsa theksoi se ai dhe kolegët e tij të partive aleate të Bashës kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme të hyjnë të bashkuar.

“Opozita ka si synim maksimalizimin e votave. Ne jemi në pritje të detajimit në Kodin Zgjedhor të gjetjeve të marrëveshjes së 5 qershorit për të parë pasandaj si do të veprojmë. Mirë do ishte që nëse do të lejohen koalicionet parazgjedhore të garojmë të bashkuar, por secili në siglën e tij. Por nëse kjo nuk lejohet, do hyjmë të bashkuar ose me lista të përbashkëta si opozitë e bashkuar, në mënyrë që të mos na rrjedhë asnjë votë”, deklaroi Shehi.

Aleatët kërkojnë të jenë të bashkuar

Por në të njëjtën linjë me kreun e LZHK, Dashamir Shehi, dje janë rreshtuar edhe Duka dhe Mediu. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, shprehu dje bindjen se opozita do të jetë e bashkuar edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi sipas tij, qëllimi dhe misioni i saj, është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Opozita ka qenë dhe do të jetë e bashkuar për të përmbysur këtë regjim antikushtetues dhe antishqiptar. Do përdorë çdo formë elektorale që sjell fitoren, duke ruajtur një marrëdhënie të përbashkët politike”, kreu i PR, Fatmir Mediu. Ndërsa kreu i PAA, Agron Duka u shpreh se opozita është e pavendosur për listat, pasi nuk e dinë akoma se si do të ndryshojë Kodi Zgjedhor, ndërsa shtoi se një gjë është e sigurtë që ajo do të hyjë e bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. “Jemi në pritje të detajimit të Kodit Zgjedhor, do bëjmë të gjitha llogaritë në bazë të Kodit të ri Elektoral për të maksimalizuar votat e opozitës së bashkuar pa anashkaluar interesat e PAA”, deklaroi Duka.

PD i lë në pritje

Më tej gazeta pyeti edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, të cilët theksuan se ende nuk ka një vendim se si opozita joparlamnetare do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021, duke lënë kështu në pritje LSI, e cila këmbëngul që të hyjnë me listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-deputeti Luçiano Boçi u shpreh dje se PD është në pritje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Ende nuk ka një konkludim për këtë. Gjërat janë në diskutim e sipër në lidhje me ndryshimet në Kod për koalicionet, megjithëse marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar nga Edi Rama. Kjo çështje duket dhe sekondare në raport me frymën e krijuar për largimin e domosdoshëm të Ramës. Me koalicione të ndaluara apo jo, me lista të përbashkëta apo të ndara, të mbyllura apo të hapura, Rama e Rilindja do të largohen. Asnjë truk elektoral nuk e ndal vullnetin e sovranit”, deklaroi Boçi.

Ndërsa nga ana tjetër, ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi gjatë reagimit për gazetën gjithashtu theksoi se ende nuk ka një vendim, pasi presin të shohin ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“E rëndësishme është që opozita është e bashkuar si asnjëherë më parë në këto vite, me një qellim të largojmë të keqen Rama që ka bllokuar zhvillimin e vendit. Sa për listat, s’ka vendim ende, por e sigurtë që do të jetë në të mirë të shërbimit publik”, deklaroi Çupi për gazetën “SOT”.

Paraardhëse

Ministrja suedeze zbulon bisedën me kryeministrin Rama, ja për çfarë diskutuan

Pasardhëse

Ndryshimet në qeveri më afër se kurrë, deputetët e PS përplasen me ministrat, Kodheli dhe Ruçi kritika të forta njëri-tjetrit

Pasardhëse

Ndryshimet në qeveri më afër se kurrë, deputetët e PS përplasen me ministrat, Kodheli dhe Ruçi kritika të forta njëri-tjetrit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.