• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD kundër procesit të fiskalizimit, Tabaku: Procesi është korruptiv, Rama po vjedh me anë të koncesioneve

21 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ditën e djeshme deklaroi se në këto 8 vite qeverisje nga Rama, shqiptarët kanë paguar një rritje prej 3 miliardë euro taksash shtesë. Tabaku u shpreh se informalitetit është rritur e shumë biznese janë detyruar të ndahen në dy pjesë.

“Bizneset kanë memorie. Në 2013 taksat u rritën në mënyrë të pashoqe, taksa shkoi në 23 %. Shqiptarët paguan një rritje taksash prej 3 mld euro. Kjo rriti informalitetin. Shumë biznese u detyruan që të ndaheshin në dy. Ndodhemi sot në një sistem ku gjysma e ekonomisë është në të zezë. Kjo ka ardhur si pasojë e taksës progresive”, tha Tabaku.

Sipas saj procesi i fiskalizimit është korruptiv dhe i shton barrën me kosto shtesë bizneseve. Ajo e akuzoi kryeministrin Edi Rama se me anë të koncensioneve ai është duke vjedhur shtetin dhe po rrit korrupsionin.

“Ky proces është korruptiv. Një kompani kroate do të marr procesin e fiskalizimit që i kushton shtetit 16 mln euro. Paguhet dy herë për fiskalizimin. Është pagesë e papërballueshme, pasi kërkon që për një shishe ujë, do marrësh miratim. Korrupsioni më i madh bëhet me vullnet të Ramës, është trau i doganave, janë koncesionet”, u shpreh ajo.

Tabaku tha se korrupsioni në prokurimet publike do të marrë fund në 25 prill. Ajo deklaroi se do të rritet formaliteti përmes taksave të sheshta.

“Kryeministri tha se nuk do të ketë kosto por ai gënjen, siç ka gënjyer për 8 vite. Korrupsioni i madh ndodh tek Prokurimet publike. Por kjo do të marrë fund në 25 prill. Ne jemi për të rritur formalitetin dhe kjo arrihet përmes taksës së sheshtë”, tha Tabaku.

Ajo u shpreh se në këto kushte ku biznesi ka përfunduar, duhet ndihmuar e jo rënduar me taksa të tjera. Sipas saj PD me anë të programit më të mirë elektoral do të heqë me votë Edi Ramën në 25 prill.

“Është rritur numri i të varfërve, është rritur numri i të papunëve. Sot ndodhemi në faktin se 40% e popullsisë ka më pak se 5.5 dollarë në ditë. Në këto kushte duhen marrë masa për të ndihmuar biznesin dhe jo t’i vendosësh atij dhe një taksë tjetër. Me dhunë nuk punohet. Shqipëria ka nevojë që të formalizojë bazën tatim-pagues dhe t’i ofrojë njerëzve mundësi. PD ka programin më të mirë elektoral, që është diskutuar gjerësisht me shumë grupe interesi. Më vjen mirë që ka interes për bisedimet me aleancën. Aleanca është e gjerë, që të heqim një herë e mirë me votë Edi Ramën”, u shpreh Tabaku.

Paraardhëse

“Do ta merrni falas”, kryeministri Rama jep lajmin fantastik që në mëngjes (VIDEO)

Pasardhëse

“Më frenonte makina vetë”, Blendi Fevziu tregon çudinë me të cilën u përball në Elbasan

Pasardhëse

“Më frenonte makina vetë”, Blendi Fevziu tregon çudinë me të cilën u përball në Elbasan

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.