• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD kërcënon kryeministrin: Rama e ka fundin e keq, jo vetëm politikisht, por edhe fizikisht

27 March, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Edi Rama, nëse vazhdon kështu, fundin e ka të keq. Ka modele në histori që tregojnë që personazhe të tilla përfundojnë keq, jo vetëm politikisht”. Kjo deklaratë u bë nga Oerd Bylykbashit, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, që komentoi sot situatën brenda Partisë Demokratike, çështjen e financimit që ka shkuar në Prokurori si dhe zhvillimet që mund të çojnë ne një zgjidhje të ngërçit politik. Tonet e forta sipas Bylykbashit justifikohen nga rrethanat që po shohin kryeministrin shqiptar në trajtat gjithmonë më shumë të spikatura të një “hiperautokrati, që e ndjen veten të fuqishëm sepse ka gjithë institucionet, siç u pa në shesh”.

Bylykbashi duke folur për A2, cilëson se në çështjen e financimit të PD-së, Prokuroria po përdoret politikisht si instrument i Qeverisë”, dhe kjo nuk e habit aspak. Alarmante, sipas tij, situata e sistemit të drejtësisë, sidomos pas “rënies të Gjykatës Kushtetuese” me një ”prokurore të përgjithshme të përkohshme që qëndron aty në mënyrë antikushtetuese, 1vit e 3 muaj dhe që fle mbi dosje që përbejnë korrupsion zgjedhor”, dhe përmend këtu dosjet e famshme 339 dhe 184. Sipas tij, “po të ishin goditur këta që bëjnë krime zgjedhore sipas kodit penal të 2017, që miratuam me konsensus, ne sot do të kishim histori tjetër”.

Skeptik tregohet edhe për reformën në drejtësi, ku shpreson “se SPAK të ngrihet, sepse korrupsioni zgjedhor do te ishte lëndë për SPAK”, ndërkohë që KLGJ dhe KLP janë institucione të “kapura”, dhe ku Vettingu aplikon standarde të dyfishta ku “largojnë këdo nuk plotëson kushtet e Vettingut, por ama mbajnë të gjithë ata që i duhen për organet e rëndësishme, gjë që tregon kapjen politike”. Kriza politika, sipas tij, mund të njohë vetëm përshkallëzim, që njeh si zgjidhje vetëm zgjedhjet e parakohshme, “por pa Edi Ramën”. Sistemi zgjedhor nuk ka rendësi, sipas tij sepse “të gjithë sistemet janë përfaqësuese”.

“Shqipëria i ka provuar të gjitha, mazhoritarin, gjermanin, paralelin, proporcionalin rajonal. Si ka mundësi që gjithë këto sisteme kaq të mira janë kontestuar me radhë?”, pyet Bylykbashi, që mendon se “kemi nevoje për një ndryshim të sistemit të partive politike. Për sa kohe partitë do te kenë retiçenca demokratike, këto parti do të dështojnë”.

Paraardhëse

BE: Reforma në drejtësi në Shqipëri është një sukses, mbështesim fort institucionet e reja

Pasardhëse

Rama: I kam bërë analizat, ja si më kanë dalë

Pasardhëse

Rama: I kam bërë analizat, ja si më kanë dalë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.