• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD-ja del me deklaratën urgjente dhe tregon ç’po planifikohet: Armatosje e pushtetit të Ramës për të fituar me dhunë

5 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
248
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat ka thënë se sipas shifrave zyrtare të INSTAT, janë punësuar 22 mijë persona më shumë në administratë.

Sipas demokratëve ky është një alarm i kuq për zgjedhjet vendore, pasi çdo vend i ri pune është armatosje e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet.

“Shtet-rrumpalla elektorale e Edi Ramës është tashmë një realitet që, çdo ditë e më shumë, punon kundër një shteti serioz të shqiptarëve.

Të dhënat e fundit të INSTAT, që është instituti qeveritar i statistikave, japin një shifër alarmante të fryrjes së administratës shtetërore nga Edi Rama. Që nga viti 2014 administrata shtetërore, qëndrore apo vendore, është rritur me 22 mijë vetë.

Ata që mendojnë se këto janë rroga që shkojnë për familjet shqiptare e kanë gabim. Këto janë bonuse që u jepen patronazhistëve, kujdestarëve grabitqarë të zgjedhjeve vendore dhe kuvendore në shtet-rrangallën elektorale të Ramës.

Janë para të taksave tuaja, që shkojnë në xhepin dhe kontot e tyre. Ndër këta 22 mijë vetë gjenden militantë të Rilindjes, që e marrin rrogën edhe kur janë jashtë vendit, siç e kemi denoncuar nga kjo foltore rastin e bashkisë së Vaut të Dejës.

Ata shpërblehen që, kur të vijnë zgjedhjet të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë për manipulimin e vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre. Me pak fjalë të punojnë që rroga e tyre të vazhdojë.

Fakti i pakundërshtueshëm se kapterët e administratës përdoren si ushtri elektorale, mund të vërtetohet fare thjeshtë nga fryrja sezonale sa herë afrojnë zgjedhjet.

Në vitin 2021 administrata u fry me 8 mijë vetë, pikërisht për arsye se vendi ishte ne sezonin e korrje-shirjeve elektorale.

Ky është një alarm i kuq për fatin e zgjedhjeve vendore në prag. Çdo vend pune që shtohet, në nivel qendror apo vendor, nuk është gjë tjetër veçse armatosja e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet e radhës.

Por, nuk kemi të bëjmë vetëm me krim elektoral, dhe taksapaguesit nuk duhet ta shohin këtë si ankesë të Partisë Demokratike.

Fryrja e administratës do të thotë rritje e peshës së shtetit në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsim, shëndetësi etj., në totalin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rritje me 2.5 pikë. Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013.

Qeveria “Rama 3” ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë “Rama 2” dhe 19 në qeverinë “Rama 1”.

Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte e treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%.

Partia Demokratike do t’i përgjigjet armatosjes së administratës për manipulimin e zgjedhjeve dhe rëndimin e arkës së shtetit me rezistencë të çarmatosur dhe të pandërprerë.

Ne do t’i kundërvëmë “shtetit të madh” dhe të kapur të Edi Ramës, alternativën e qendrës së djathtë, duke ftuar të na bashkohen të gjithë ata që besojnë se shteti nuk është i partisë, por i Shqipërisë.

I së njëjtës Shqipëri së cilës duhet t’i dalim zot të gjithë bashkë!”-tha ajo.

Paraardhëse

Luiz Ejlli për herë të parë publikisht i bën deklaratën e fortë të dashurisë Kiarës: Kur jam me ty i harroj të gjitha

Pasardhëse

Kërkoi të vizitonte Kosovën për festën e Krishtlindjeve Ortodokse, Kurti merr vendimin për Patriarkun Porfirije

Pasardhëse

Kërkoi të vizitonte Kosovën për festën e Krishtlindjeve Ortodokse, Kurti merr vendimin për Patriarkun Porfirije

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.