• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD i përgjigjet flakë për flakë Edi Ramës: S’e ke më luksin të bësh marrëveshje kokë më kokë si në 17 maj

6 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
85
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha pas mbledhjes me ministrate socialistë se në vitin 2023 “do e bëjë tërmet”, duke iu referuar shprehjes së Damian Gjiknurit për rezultatin pozitiv të zgjedhjeve në Dibër.

Por Bylukbashi thotë se Rama nuk e ka më luksin të bëjë marrëveshje “kokë më kokë” si ajo me Lulzim Bashën në 17 maj të 2017-ës, as nuk e ka më luksin t’i fitojë të gjitha bashkitë e vendit në tavolinë.

“Më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij. Le t’i mbledhë atë ditë sërish “minjtë” e pushtetit e t’u shpjegojë “tëmetin”, shprehet Bylykbashi.

Reagimi i plotë i deputetit të PD:

“Do të bëjmë tërmet në 2023” ka thëne dje Edi Rama. Ka vetëm një gjë që mund t’i referohesh kur Rama përdor fjalën “tërmet”: zgjedhjet skandaloze të Dibrës në vitin 2016.

“Tërmeti” i Dibrës është njollë turpi në standardet e zgjedhjeve. Po aq turp është për prokurorinë e përgjjithshme dhe atë të përveçme, SPAK, sepse ështe kuti i matjes së dështimit të tyre në çuarjen para drejtësisë së eksponentëve më të lartë të PS që dolën në përgjimet e prokurorisë.

Atyre asnjë gjemb nuk u hyri në këmbë sepse ua mbyllën çështjet.

Dibra u vërtetua si poligoni i provës i skemës shtetërore për manipulimin e votës me përdorimin e shtetit në te gjithe aspektet e tij, shitblerjes së votës, përdorimit të kriminelëve për presion, etj, e gjitha me regji qendrore dhe vullnet politik qeveritar.

Për këdo që e ka të freskët çfarë do të thotë tërmet, e kupton se figurativisht tërmeti do të thotë rrafshim i diçkaje.

Të vetmet kolona që mbajnë zgjedhjet, janë parimet ndërkombëtare dhe kushtetuese. Këto rrafshon “tërmeti” i Ramës .

Mjafton të lexohen rekomandimet e ODIHR nga 2017 e këtej që vënë gishtin tek problemet më të rënda (e ndërkombëtarët nuk do bënin deklarata përgëzuese pas zgjedhjeve):

– Ështe cënuar liria e votës.

– Është cënuar sekreti i votës.

– Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është e përhapur gjerësisht.

– përdorimi masiv i shtetit në favor të kandidatëve të qeverisë apo me kërcënime të votuesve opozitarë.

– Përdorimi masiv e i paligjshëm i të dhënave personale të zgjedhësve.

– Ngritja e një skeme masive patronazhimi të zgjedhësve.

Ky nuk është mekanizëm kontrolli të votës duke manipuluar numërimin. Ky është mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit, me të cilin Rama planifikon tërmetin e zgjedhjeve të 2023.

Është kriminal sepse edhe ODIHR kërkon ndjekje penale, por kush ta bëjë? Prokuroria, qoftë ajo e përgjithshme qoftë e përveçme, SPAK, janë të kapura ose të frikësuara nga presioni i Kryeministrit. Fundja mos të harrojmë se Rama premtoi “tërmet” në drejtësi në 2016 dhe ja ku është sot Drejtësia, në agoni.

Barra bie mbi drejtuesin e SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të godasin mekanizmin e “tërmetit”. Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është akt korrupsioni. Ato goditen tani, përpara zgjedhjeve e jo pas të vjelave. Mjafton që prokurorët tanë të ngrihen në nivelin e prokurorisë së Kosovës, se nuk krahasohen as me ta.

Gjithësesi Rama nuk ka më luksin e e marrëveshjeve si ajo kokë më kokë e natës së 17 majit 2017 që i mundësoi atij heqjen e koalicionit opozitar, atë të djegies së mandateve që i dha mundësi të ndryshonte Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor me votat e Kërpëratës pa konsensus me opozitën, apo luksin t’i merrte bashkitë në tavolinë si ne 2019, as luksin e një opozite që hyn në zgjedhje maksimumi për bashkëqeverisje.

Partia Demokratike, pas 11 dhjetorit 2021 hyn në zgjedhje për fitore. Ajo nuk ndalet nga padia që Rama e përdor që të pengojë Partinë Demokratike në zgjedhje duke i marrë peng flamurin, logon dhe vulën.

Më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij. Le t’i mbledhë atë ditë sërish “minjtë” e pushtetit e t’u shpjegojë “tëmetin”.-tha ai.

Paraardhëse

Deklarata e fortë e Daçiç: Serbia dhe Kroacia të garojnë në ndërtimin e paqes

Pasardhëse

Viti 2022 më “i shtrenjti”, çmimet e ushqimeve arritën nivelin më të lartë në gjithë botën

Pasardhëse

Viti 2022 më “i shtrenjti”, çmimet e ushqimeve arritën nivelin më të lartë në gjithë botën

Diskutime rreth kësaj post



Botë

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

Nga lajme10
23 February, 2026
0

Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, kreu i tmerrshëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është ekzekutuar gjatë...

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

21 February, 2026
Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.