• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD forcon divergjencat me LSI, Basha luftë të fortë për të shkuar te qeveria pa partinë e Metës

30 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
277
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të mbajë në ankth Lëvizjen Socialiste për Integrim sa i takon strategjisë së listave se si opozita e bashkuar do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse na ndajnë dhe rreth 85 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Basha duket se është më pak i interesuar se me sa lista do të shkojë në zgjedhje opozita, ndërkohë që iu ka kthyer krahët aleatëve të tij, pasi e ka fokusuar vëmendjen vetë tek PD. Ditët e fundit lideri demokrat ka nisur takimet në terren, ndërsa në mes të kësaj jave prezantoi edhe programin ekonomik të Partisë Demokratike, përmes të cilit synon që të bindë qytetarët që t’i japin votën atij dhe partisë që drejton prej vitit 2013.

Pas pikiatës në sondazhe, PD shton divergjencat me LSI.

Po përse zoti Basha ka nisur “De facto” fushatën elektorale, në një kohë që ai nuk e ka ndarë dhe të paktën nuk ka për momentin asgjë zyrtare se si PD do të garojë në këto zgjedhje? Kështu gazeta ka mësuar se janë disa arsye se përse shefi i selisë blu ka vendosur që të hedhë këtë hap i vetëm, duke mbajtur larg partisë që drejton LSI-në. Mësohet se një arsye se Partia Demokratike po punon për interes të saj është paraqitja e fundit dhe gjendja në të cilën ndodhet Lëvizja Socialiste për Integrim. Ditët e fundit shumë sondazhe e kanë nxjerrë LSI-në si parti që është tkurrur dhe që nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, kjo forcë politike do të merrte më pak deputetë se sa ka marrë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të vitit 2017.

Ndërkohë që arsye tjetër se përse PD ka shtuar divergjencat me partinë e Kryemadhit, është fakti se demokratët ditët e fundit kanë nisur një anketë, duke trokitur derë më derë në shtëpinë e çdo qytetari dhe mes shumë pyetjeve që iu adresojnë atyre, është edhe ajo që se çfarë duan që të ndryshojë opozita e bashkuar. Mësohet se shumica e qytetarëve të anketuar prej të rinjve të FRPD kanë kritikuar aleancën e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe afrimin me presidentin Ilir Meta . Kështu që nisur nga këto të dhëna, PD-ja po e shikon veten e saj më larg LSI-së.

Basha luftë të fortë për të shkuar te qeveria pa LSI.

Por nuk ndalet me kaq, pasi sipas informacioneve nga selia blu, mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha është partizan i idesë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim futen të ndarë në zgjedhje dhe pastaj do të vendoset për koalicione paszgjedhore në bazë të rezultatit që do të marrë çdo parti. Ky mendim madje thuhet se është forcuar ditët e fundit pas sondazheve që e nxjerrin pikiatë LSI-në, kështu që zoti Basha ka ndezur motorët dhe po bën një “luftë” të fortë për të shkuar tek krijimi i qeverisë pas zgjedhjeve të 25 prillit pa Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pra, duke qenë se të marrësh 71 mandate në këto zgjedhje nuk është një mision i pamundur, PD ka nisur të bëjë llogaritë dhe po punon fort në prapaskenë për të përmbushur këtë plan. Megjithatë, këto lëvizje që lënë LSI-në në mes të katër rrugëve, duket se është “nuhatur” nga presidenti Meta, pasi mësohet se ky i fundit dhe media pranë tij kanë shtuar ndjeshëm presionet ndaj zotit Basha, ndërsa i kërkojnë që opozita të shkojë me një listë në zgjedhjet e 25 prillit. Pra, të gjitha këto tregojnë se ka një klimë tensioni mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje benzinë zjarrit duket se i kanë hedhur edhe ndërkombëtarët, të cilët mbështesin një qeveri PD-PS, ku jo më larg se para dy ditësh edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e pyetur në një interviste televizive për një bashkëqeverisje PD-PS, e la pezull përgjigjen.

Paraardhëse

Meta vijon luftën e dekreteve me qeverinë, kthen ligjin për “Prokurimin Publik”, favorizohen kompanitë e lidhura me pushtetin

Pasardhëse

Basha zbret në terren për të prezantuar programin ekonomik, ku do i gjejë paratë Partia Demokratike

Pasardhëse

Basha zbret në terren për të prezantuar programin ekonomik, ku do i gjejë paratë Partia Demokratike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.