• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD do futet në “listën e zezë” të amerikanëve, Spartak Ngjela zbulon informacionet nga ndërkombëtarët që fundosin opozitën

13 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
98
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një reagim për gazetën “SOT”, avokati tha se protesta e opozitës para Kryeministrisë dështoi pasi udhëhiqej nga një “non grata” dhe nga një personazh që është kundër Shqipërisë. “Çfarë force do të marrë Berisha, ato nuk kane vota e jo më fuqi. E çfarë se mori vulën. Partinë Demokratike e ka shkatërruar vetë Sali Berisha se është ‘non-grata’ në Amerikë. Berisha është kundër Shqipërisë, ku, si çfarë, do ta shikojmë e do kohë e mos u mërzisni”, u shpreh Ngjela. Nga ana tjetër, ai tha se ish-kryeministri demokrat nuk ka vota pasi ky fakt është evidentuar edhe nga sondazhet e ndërkombëtarëve dhe në këtë mënyrë nuk mund ta marrë pushtetin. Gjithashtu avokati ka treguar edhe manovrën e Sali Berishës për të shpëtuar nga zbardhja e të gjitha aferave në dosjen “non-grata” të SHBA. Ngjela tha se nëse Berisha hapte gjyq me amerikanët, ata do t’i hapnin dosjen.

“Sali Berisha nuk ka vota. Ai është ‘non grata’ në SHBA, pse nuk bëri gjyq? Nuk bëri sepse i hapnin dosjet. Pushteti nuk merret me protesta, merret me votë. Partia Demokratike sipas sondazheve që kanë bërë ndërkombëtarët del 16%-17%. Çfarë do të fitojë me 17%, ai e shkatërroi PD-në”, u shpreh Ngjela. Po ashtu nga ana tjetër, Ngjela paralajmëroi dhe shpalljen e PD “non grata”. Ai përmend paralajmërimin e Blinken, i cili ka thënë se nëse Sali Berisha vendoset në krye të Partisë Demokratike, do të shpallet “non grata”. “Nuk mund të kesh parti opozitare e të drejtosh një parti në Shqipëri kur ndërkohë je ‘non-grata’ në Amerikë. Blinken ka thënë po mori PD, partia do të dalë ‘non-grata’”, shprehet Ngjela për gazetën “SOT”.

Mesazhi amerikan

Kujtojmë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën e Partisë Demokratike të Sali Berishës, amerikanët i dhanë një “shuplakë” të fortë ish-kryeministrit dhe gjithë atyre që i shkojnë pas “non-gratës” se duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin dhe të kenë kujdes marrëdhëniet me të sanksionuarit nga SHBA, ku në këtë rast përfshihet edhe Argita Malltezi. “Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, deklaron Ambasada. Ky reagim “bombastik” paralajmëron PD se nëse mbështesin Sali Berishën dhe Argita Malltezin do të përballen me sanksione. PD e gjitha “non-grata” Por nënteksti i reagimi të ambasadës amerikane ishte i qartë si për Sali Berishën edhe për grupimin e tij: Mjaft luajtët me dy porta, ose me ne ose me atë që ne e kemi shpallur simbol të korrupsionit dhe minimit të demokracisë shqiptare! Qëndrimi për Berishën u përforcua, pasi fati i tij i zi është vulosur me kohë në SHBA.

Ky nuk është i vetmi paralajmërim për PD që tashmë përfundoi sërish në duart e Berishës pas vendimit të Apelit. Më 20 maj të 2024, zëvendës ndihmës sekretarit amerikan Gabriel Eskobar, tha se shpreson që në krye të PD-së mos vihet dikush që u kujton kohët e këqija. Gjithashtu, në 10 nëntor 2021, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, paralajmëroi ndërprerjen e raporteve të SHBA-ve me PD nëse Sali Berisha rikthehet në krye të partisë. Mesazhi i Kim nënkupton se rikthimi i Berishës do ta bënte të gjithë PD-në “non-grata” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja theksoi se kjo ishte një politikë që ndjek SHBA në mbarë botën. “Nuk ka për të ndodhur. Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi asokohe Kim.

“Izolimi” i Berishës

Gjithashtu dhe i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ishte mjaft i prerë dhe i qartë në 10 janar 2021, kur theksoi se PD-ja do të ketë pasoja nëse zgjedh në krye të saj një perona të shpallur “non-grata”. “Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur ‘non grata”, tha Escobar. Qëndrimi konfirmon se paralajmërimet për pasojat që do të ketë PD nëse Berisha rikthehet në krye të saj, janë qëndrime të qeverisë amerikane dhe jo një pozicion personal i Yuri Kim, siç pretendon Berisha. Mesazhi i Escobar u përforcua 5 ditë më pas nga ambasadorja Yuri Kim. “Nëse do të ndodhte kjo, do të kishte pasoja. Pra, nuk ju themi për kë të votoni, por mendojmë se duhet të merrni vendime të informuara. Në këtë kuptim, kemi bërë shumë të qartë që nëse Partia Demokratike apo cilado parti drejtohet nga dikush, përfaqësohet nga dikush që është përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, atëherë nuk mund të presësh një marrëdhënie normale. Kaq bëmë, ofruam informacion”, tha Kim.

Paraardhëse

Qori zbardh emrat e 3 politikanëve të korruptuar që duhet të godasë SPAK dhe nxjerr detaje nga skema mafioze

Pasardhëse

Fifi flet për Adrola Dushin: Do i merrja këshilla për djalin

Pasardhëse

Fifi flet për Adrola Dushin: Do i merrja këshilla për djalin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.