• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD del me dy rezoluta për çështjen shumë të diskutuar, Kreshnik Çollaku nxjerr prapaskenat dhe bën deklaratën e fortë

1 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
265
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratik Enkelejd Alibeaj dhe grupi i ‘Rithemelimit’, kanë depozituar në Kuvend dy rezoluta të ndryshme për të njëjtën çështje, atë të dënimit gjenocidit serb në Kosovë.

Pikërisht për këtë ka ardhur një reagim nga deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se projekt-rezoluta e depozituar në Kuvend nga Enkelejd Alibeaj është propozuar që në 2021 nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe vjen pas një punë të përbashkët në grup për hartimin e saj.

Për Çollakun është një betejë e paarsyeshme dhe për protagonizëm, fakti që edhe Rithemelimi depozitoi të njëjtin material për të njëjtën çështje.

Sipas Çollakut çdo protagonizëm politik është i paarsyeshëm politik është i dëmshëm. Parlamenti shqiptar thotë Çollaku duhet të votojë unanimisht Rezolutën e Dënimit të Genocdit Serb në Kosovë.

Postimi i plotë i Çollakut:

“Rezoluta per genocidin serb,e verteta e tekstit dhe loja per protagonizem.

Ideja e nje rezolute per te denuar e mbajtur nje qendrim te plote shteteror ndaj genocidit serb ne Kosove,u lajmerua nga korriku i 2021 dhe ne shtator po te 2021 filloi puna per draftimin e kesaj Rezolute,nga Partia Demokratike.

Mandati i ri parlamentar sapo kishte filluar dhe grupi parlamentar i PD kishte filluar pergatitjet e planit opozitar per aktivitetin parlamentar.

Pervecse hartimit te nje rezolute te tille dhe ne menyre specifike me hartimin e nje plani qe cdo aset diplomatik,cdo lidhje nderkombetare e PD te vendosej ne mbeshtetje te Kosoves dhe perpjekjeve te saj per konsolidimin e shtetit dhe mbrojtjen e pavaresise dhe sovranitetit.

Ne ate kohe Lulzim Basha kryetar i PD angazhoi dhe kerkoi nje grupi te gjere ne PD,deputete qe mbulonin marredhenie me jashte,ish diplomate,eksperte te se drejtes nderkombetare vendas e te huaj te pergatitnim nje draft rezolute per genocidin serb ne Kosove.

Materiali duhet te ishte nje dokument i plote qe tejkalonte interesin e luftes opozitare dhe te shtrihej me gjere si nje dokument qe te konsolidonte qendrimin shteteror e institucional te Republikes se Shqiperise me ate ngjarje dhe rolin e Serbise ne ngjarjet tragjike ne Ballkan.

Hartimi i nje dokumenti i tille kerkoi angazhim te plote dhe korrespondencat e dokumentuara me te gjithe hartuesit e draftit me data dhe emra ekspertesh te perfshire disponohen e jane te bollshme.

Ky material voluminoz frut i nje pune grupi ne Partine Demokratike eshte dokumenti qe kryetari i grupit parlamentar z Enkelejd Alibej ka depozituar me kryesine e kuvendit ne pritje per tu paraqitur seances per votim.

Pikerisht vetem pak ore pas depozitimit zyrtar ,i njejti material i rrjedhur nga ndonje nga antaret e grupit te punes te hartimit te draftit miqeve te “rithemelimit” ,tashme jo si kerkese grupi por si nisme e disa deputeteve u dorezua ne kryesi te kuvendit si kerkese per mocion.

Eshte e teper te them se qartesisht kjo eshte nje beteje e paarsyeshme per protagonizem e cila na vendos te gjitheve ne pozite te veshtire,edhe si hartues te draftit edhe si grup parlamentar i PD.

Kjo beteje protagonizmi brenda vetes nuk ka pse del jashte mureve te selise apo partise tone e mbi te gjitha nuk ka pse perdoret ne ceshtje qe tejkalojne interesin e PD dhe jane ceshtje te interesit kombetar.

Nuk ka asnje rendesi kush merr autoresine e draftimit te nje rezolute per Kosoven,rendesi ka qe Parlamenti Shqiptar te mbaje nje qendrim te unifikuar e vote mbeshtetese per te denuar Genocidin Serb ne Kosove.

Me kete synim,cdo protagonizem i paaresyeshem politik eshte i demshem,sikunder cdo alibi e maxhorances per ta rrezuar Projekt Rezoluten demton jo individet por baltos e shtetin shqiptar ne Denimin e Genocidit Serb ne Kosove.

Parlamenti i Shqiperise duhet te votoje unanimisht Rezoluten e Denimit te Genocidit Serb ne Kosove,si nje akt qe mbeshtetet ne te verteten historike dhe ne interesin kombetar.”-shkruan ai.

Paraardhëse

Ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e rrallë: Kjo është arsyeja pse SHBA përqendrohen kaq shumë tek reforma në drejtësi

Pasardhëse

Plas keq debati mes Alibeajt dhe socialistëve në Komisionin e Ligjeve

Pasardhëse

Plas keq debati mes Alibeajt dhe socialistëve në Komisionin e Ligjeve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.