• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD akuzon Ramën: Tregon përralla në shëtitje propagandistike

27 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me anë të një deklarate nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka për të marrë një mandat tjetër. Ajo tha se në këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera kanë bërë progres dhe zhvillim. Vokshi u shpreh se nën drejtimin e Ramës janë varfëruar shumë shqiptarë, të cilët zgjidhje kanë parë ikjen nga vendi. Sipas saj ai vazhdon me premtime propagandistike elektorale ndërkohë që nuk ka një bilanc pune për t’u shërbyer qytetarëve.

“Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët. Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm. Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë. Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8-vjeçar. Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e tij. Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 vite ai punoi për vete dhe për një grusht klientësh”, tha Vokshi.

Ish-deputetja u shpreh se në këto 8 vite, Rama ka shumëfishuar pasiguritë e tij dhe të ministrave. Vokshi tha se Rama vetëm gënjen njerëzit që ta marrë mandatin e tretë. Por sipas saj kjo nuk do të ndodhë më pasi në 25 prill ai do të humbasë.

“Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30-vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysmë është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 prill! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën! Vendit i duhet ndryshim! Në 25 prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë”, tha Vokshi.

Po ashtu dhe drejtuesi i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi u shpreh se banorët kanë nevojë për ndryshime jo premtime elektorale. Sipas tij PD ka angazhime konkrete të cilat do të përmirësojnë jetesën e njerëzve.

“Qeveria e PD do të bëjë të mundur që qytetarët të kenë më shumë të ardhura, për të rritur mirëqenien e tyre. Banorët shprehën nevojën për ndryshim dhe unë siguroj këdo që PD nuk ka premtime elektorale, por angazhime konkrete të studiuara mirë që do të përmirësojnë menjëherë jetën e njerëzve”, u shpreh Bardhi.

Paraardhëse

Thellohet ndarja mes PD dhe LSI, Basha refuzon të dilet me listë të përbashkët në Dibër dhe Gjirokastër

Pasardhëse

Rama tregon ndryshimin e madh që ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë (VIDEO)

Pasardhëse

Rama tregon ndryshimin e madh që ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.