• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Pavlopulos – Bushati : Greqia kërkon marëdhënie të mira me Shqipërinë

21 March, 2016
në Rajon
0
Greqia kërkon marëdhënie
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

TIRANE, 21 Mars

Në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Greqi, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është pritur sot nga Presidenti, Prokopis Pavlopulos.

Gjatë takimit Prokopis Pavlopulos, ka deklaruar se Greqia kërkon të ketë marrëdhënie më të mira me fqinjët dhe me Shqipërinë ndërsa kërkoi që të presë emigrantët ashtu siç Greqia priti shqiptarët në vitet 1990.

“Unë dua të theksoj tre gjëra për ju. Së pari, kërkojmë nga Shqipëria që të kontribuojë në trajtimin e problemit të refugjatëve, në të njëjtën mënyrë si Greqia u soll me emigrantët shqiptarë.Së dyti, të respektohen të drejtat e plota të njeriut sa i përket minoritarëve tanë në Shqipëri. Mos harroni se Greqia është sjellë mirë me bashkësinë shqiptare të vendosur këtu në Greqi. Kërkojmë dhe ne të njëjtën gjë bazuar në të drejtat ndërkombëtare të emigrantëve” tha presidenti grek.

Pavlopulos theksoi gjithashtu se Greqia kërkon marrëdhënie të mira me fqinjët, ndërsa theksoi se shteti i tij është në favor të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Greqia po kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe kjo është provuar në shumë raste. Kjo është dëshmuar gjatë periudhës të Shqipërisë në NATO, por edhe bazuar në faktin që Greqia e mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha kreu i shtetit të Greqisë.

Teksa u ndal tek çështja e varrezave të ushtarëve grekë, Pavlopulos theksoi se duhet një zgjidhje e përbashkët.

Presidenti grek kërkoi rifillimin nga puna sa më shpejtë të komisionit dypalësh për këtë çështje.

Por për ministrin Bushatin, çështja e ushtarëve grek është e lidhur pandashmërisht me kapitullin e luftës së dytë botërore.

“Ju me të drejtë iu referuat të rënëve në Luftën e dytë Botërore dhe jam shpresë plot që me homologun Kotsias do të avancojmë në abrogimin e ligjit të luftës midis dy vendeve për të na dhënë mundësinë të mbyllim kështu, çështjet kapitullit historik të Luftës së Dytë Botërore”, ka deklaruar ministri Ditmir Bushati, duke shtuar se Shqipëria dëshiron të bëjë hapa përpara në disa çështje të karakterit historik,që në disa dekada nuk janë adresuar.

Lidhur me krizën e refugjatëve, ministri i Jashtëm theksoi se ksenofobia dhe vetmia janë vlera të huaja për shqiptarët dhe se për këtë krizë duhet një bashkëpunim më i gjerë dhe jo një zgjidhje e njëanshme.

Paraardhëse

Rrëfimi / Refugjati sirian që ngriti biznes në Shqipëri

Pasardhëse

Video/ Ja si kanë qenë Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Erjon Braçe 25 vite më parë

Pasardhëse
figurat qendrore në PS

Video/ Ja si kanë qenë Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Erjon Braçe 25 vite më parë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.