• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Patronazhistët në zgjedhje, debat i fortë mes Ramës dhe gazetarëve: Është e manipuluar, shkoni dorëzojeni në prokurori

25 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
266
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është pyetur për patronazhistët dhe rolin e tyre në zgjedhje, ku Rama mohoi që Partia Socialiste, të ketë një databazë që përmban kartat ID të qytetarëve dhe tha se databaza e publikuar në media, është e manipuluar dhe nuk i përket kësaj partie.

Në studio pati debat mes kryeministrit dhe gazetarëve lidhur me këtë çështje.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: “Nga të gjitha ato që thuhen është pjesa më qesharake, sepse patronazhistët nuk janë shpikje e jona sepse janë pjesë e të gjithë forcave politike, që nga republikanët në Amerikë, apo partitë ne Europë, që janë më shtrirje forcash në territor. Ajo që ne bëjmë, përpiqemi prej kohësh të kemi një makineri elektorale që shtrihen në mënyrë kapilare ne territor. Bëhet radiografi e elektorati duke prekur çdo qelizë, që është votuesi”.

Ylli Rakipi: “Keni përdorur një databazë nga e-albania, me të dhëna sensitive”?

Edi Rama: “Nuk kemi përdorur databazë me të dhëna sensitive. Nuk ka lidhje e-albania fare. Është e krijuar prej shumë vitesh dhe pasurohet vit pas viti sepse ndërrojnë banorët dhe lëvizin. Në media dhe debatin publik është folur për një databazë që nuk është databaza jonë, por është fakt i njohur që regjistri i gjendjes civile ka qenë në internet i aksesueshëm deri në momentet kur u hap ky muhabet. Për më tëpër karta jonë e ID nuk është me të dhëna sensitive, siç janë në vende të tjera“.

Armand Shkullaku: “Jam dakord që çdo parti ka patronazhistë dhe të kontaktojë njerëz është normale. Ajo që nuk bie dakord me zotin Rama është që të dhënat nuk janë të siguruara nga PS, sepse PS nuk mund të ketë kartat e ID. Që ju këtë kartë ta keni patur në PS është e pamundur. Kjo ka qenë databazë e AKSHI, e aksesueshme nga PS dhe Bashkia e Tiranës. Aty nuk ka patur vetëm kartat e ID, por vendi i punës. Në momentin që doli një gjë e tille, asnjë nga organet e drejtësisë nuk bëri as minimum për të parë dhe verifikuar“.

Edi Rama: “Kjo është hipotezë nuk është fakt. Hipoteza që janë marrë nga AKSHI nuk bazohet në fakt. Ajo që ka dalë nuk është databazë e PS. Është bërë hetim shumë i thelluar nga Komisioneri i të Dhënave Personale, kanë ardhur në PS, kanë bërë të gjithë punën e tyre sepse kanë detyrimin kushtetues dhe ligjor të garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale“.

Armand Shkullaku: “Unë po them janë marrë nga e-albania“.

Edi Rama: “Jo nuk është e vërtetë. Ajo është databazë e manipuluar, sepse PS nuk ka patur kurrë karta ID“.

Andi Tela: “Nuk ka karta ID por ka numra kontakti. Regjistri i gjendjes civile që thoni është në internet, ka të dhëna deri në vitin 2008. Nga viti 2008 deri në vitin 2021, nuk ka më regjistër online. Aplikacioni që u shpërnda pasi u bë publik investigimi tregoi se persona që ndodheshin edhe jashtë vendit, me numrat e tyre që i kishin dhënë në ambasada dhe konsullata. Një person që ka vënë një numër telefoni pas 5 muajsh dhe rezulton në databazë, është e dhënë që nuk është marrë nga patronazhistët”.

Armand Shkullaku: “Nuk ka dilemë që është marrë nga AKSHI“.

Edi Rama: “Nuk ka fakt. Kjo që njerëz jashtë shtetit kanë dhënë numrin në ambasada, ç’lidhje ka me AKSHI? Ata janë jashtë shtetit“.

Andi Tela: “Kanë aplikuar për pasaportë dhe kanë lënë numrin e telefonit në e-albania”.

Edi Rama: “Ajo që keni nxjerrë ju është databazë e manipuluar”.

Armand Shkullaku: Ne kemi shpikur patronazhistët?

Edi Rama: “Është databazë e manipuluar. Patronazhistët janë ata që janë dhe unë jam krenarë për ta. Në databazën tonë nuk ka karta ID. Gjëja më e denjë që mund të bënit, të shkonit në organet e drejtësisë, të dorëzoni bazën e të dhënave që keni përdorur, duket kollaj nëse keni bërë ndërhyrje“.

Paraardhëse

Lulzim Basha shfaqet për herë të parë në një debat televiziv, rreth 3 muaj pas përjashtimit të Berishës

Pasardhëse

Armand Shkullaku: Regjimi nuk mposhtet me vota, Edi Rama: Hahahah, ju e keni regjimin në tavolinë dhe s’doni t’ja dini

Pasardhëse

Armand Shkullaku: Regjimi nuk mposhtet me vota, Edi Rama: Hahahah, ju e keni regjimin në tavolinë dhe s'doni t'ja dini

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.