• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Patozi komenton marrëveshjen për Zgjedhoren: Kot nuk shpallën që tani dhe rezultatin e zgjedhjeve

9 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, duke komentuar marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore, thekson se asgjë nuk është ndryshuar.

“Sepse në treçerekun e tekstit këta trimat, që po vijojnë të bërtasin “fitore”, që arritën me shumë sakrifica të na linin ashtu siç ishim, paskan vendosur se çfarë do të bëjmë pas 5 vjetësh për zgjedhjet, ndërkohë që edhe për etikë duhet të përmbaheshin pak. Sepse sa herë shkohet tek populli për t’u votuar, duhet të prezumosh se e ka ai në dorë se kush do të fitojë dhe kush do të humbasë, kush do të jetë i pari, por dhe të tjerët pas tij”, shkruan Patozi, ndërsa shton se palët e kanë vendosur kush do të jetë fituesi.

SHKRIMI I PLOTË:

“Kot nuk e shpallën që tani edhe rezultatin e zgjedhjeve,

Ngaqë e dija paraprakisht se nuk do të ndryshonin asgjë, që kur u ulën për herë të parë në tryezën e Këshillit Politik, nuk kisha ndonjë kureshtje për ta parë se çfarë kishin gatuar në detaje, kur “mrekullia” ndodhi.

Por sot e lexova rastësisht atë që Edi Rama e quan marrëveshje me opozitën, ndërkombëtarët e konsiderojnë reformë zgjedhore, ndërsa zoti Luli Basha e thërret dakordësim me qeverinë, ngaqë ka marrë tmerr nga efektet publike të pazarit të 17 majit.

Dhe ishte edhe më qesharake, seç e mendoja. Sepse në treçerekun e tekstit këta trimat, që po vijojnë të bërtasin “fitore”, që arritën me shumë sakrifica të na linin ashtu siç ishim, paskan vendosur se çfarë do të bëjmë pas 5 vjetësh për zgjedhjet, ndërkohë që edhe për etikë duhet të përmbaheshin pak.

Sepse sa herë shkohet tek populli për t’u votuar, duhet të prezumosh se e ka ai në dorë se kush do të fitojë dhe kush do të humbasë, kush do të jetë i pari, por dhe të tjerët pas tij.

Mirëpo këta na paskan shkruar se do të jenë sërish të njëjtët, kur do të ulen prapë, ndoshta edhe pas 100 vjetësh, ndaj edhe i kanë rënë shkurt dhe na e kanë vënë kufirin te thana qysh sot. Nuk e kanë menduar keq, në fakt, edhe pse kjo është njësoj sikur qeveria e sotme të miratonte buxhetin e vitit 2025.

Por që ta kishin bërë tamam, meqë e kishin në dorë dhe ishin njëqind përqind të sigurt, çuditem pse nuk shpallën edhe rezultatin e zgjedhjeve, që të kishin mbledhur mendjen që tani njerëzit, mos prisnin kot edhe një vit.”, shkruan ai.

Paraardhëse

“Jam e shokuar”, pasi deklaroi se është sulmuar fizikisht, Fjoralba Ponari del me një tjetër thirrje

Pasardhëse

Si rrallë herë ministri Blendi Klosi rrëfehet për lidhjen me të shoqen dhe familjen

Pasardhëse

Si rrallë herë ministri Blendi Klosi rrëfehet për lidhjen me të shoqen dhe familjen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.