• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Patozi ironizon Bashën: Humbëm zgjedhjet, por fituam KQZ-në

1 December, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar sot në lidhje me replikat që janë shkëmbyer sot mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me kreun e KQZ-së.

Ai ka thënë se deri më tani kjo është e vetmja fitore e Lulzim Bashës nga marrëveshja e 18 majit, por që sipas Patozit nuk mjafton ky ‘dëshmor’ opozitës.

Reagim

HUMBËM ZGJEDHJET, POR FITUAM KQZ-në                 

Sot mund të thuhet se Lulzim Basha arriti më në fund fitoren e parë politike, që kur u caktua kryetar i Partisë Demokratike, në vitin 2013, pasi e detyroi ose e bindi Edi Ramën të heqë dorë nga shkarkimi i kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri.

Debati mes tyre u zhvillua në sfondin e përmbytjeve, që kanë shkaktuar reshjet e dendura në shumë zona të vendit, por kjo nuk e pengoi kryeministrin që t’i kujtonte kundërshtarit të vet se marrëveshja e 18 majit mbetet ende në fuqi.

Edi Rama tha në tërheqje e sipër se, nëse marrëveshja do të konsiderohej e vdekur, Klement Zguri do të kishte qenë dëshmori i parë i saj.

Kryetari aktual i KQZ, i vetmi i pafajshëm në këtë shantazho-pazar të neveritshëm politik, me shumë gjasa do ta ruajë pozicionin e tij në krye të institucionit që administron zgjedhjet në Shqipëri.

Por ky duket të jetë një ngushëllim fare i vogël, pasi Partia Demokratike për shkak të marrëveshjes së Lulzim Bashës doli e shkatërruar nga beteja e 25 qershorit. Dhe në rast se do të bënim një bilanc politik të opozitës, që nga epoka e çadrës së lirisë e deri më sot, mund të thuhet shkurt se kemi humbur zgjedhjet, por kemi fituar kryetarin e KQZ-së. Ndërkohë, nuk është fare e vështirë të kuptohet se Edi Ramës nuk i vlen shumë për dëshmor Klementi, sa kohë që kësaj pune i ka dalë zot vetë Lulzim Basha.

Paraardhëse

Shenja e horoskopit që rrezikon të mbetet pa martuar

Pasardhëse

Federata e Futbollit të Spanjës e “eliminon” Real Madridin nga Kupa Del Rei

Pasardhëse

Federata e Futbollit të Spanjës e “eliminon” Real Madridin nga Kupa Del Rei

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.