Ish-kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se Berisha dhe Basha nuk po ndeshen për parime. Por pavarësisht arsyeve të “përplasjes” Berisha-Basha, kjo sipas Patozit po shërben që të thuhen disa të vërteta.
Deklarata e Patozit:
“Berisha dhe Basha nuk po ndeshen për parime, është një betejë personash. Kjo ka vlerë sepse po thuhen disa të vërteta, të cilat nuk po thuhen për të qenë të sinqertë me demokratët por për shkak të situatës. Ndjesa e Berishës ishte taktike, unë nuk e besoj dhe nuk erdhi si rrjedhojë e ngjarjeve që kanë ndodhur. Ai ka reaguar sepse është cënuar personalisht. Debati brenda PD ka vlere në rast se do të zgjojnë reflektimin e demokratëve që nuk janë ushtarë të rreshtuar. Mbështetësit e Berishës e kanë shitur sovranitetin, janë me të me zemër, kurse këta të Bashës e duan se ka kockën që ata kërkojnë. Njerzit normal brenda do të kuptojnë se PD ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është të shpëtojë PD nga të dy. Berisha po shërben për të rrëzuar Bashën. Unë dua të them që ky debat është i dobishëm sepse thuhen të vërtetat”, tha Patozi.
Diskutime rreth kësaj post