• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Patozi del me propozimin që i jep fund ngërçit mes palëve: Ja trinomi kryesor që i jep zgjidhje reformës

6 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se trinomi Listat e hapura, korrektimi kombëtar dhe depolitizmi i komisioneve, është e vetmja që jep zgjidhje për një reformë zgjedhore “të qenësishme”.

Me një shënim në Facebook, Patozi citon edhe një shprehje të Stalinit, ku thotë se “njerëzit që votojnë nuk kanë asnjë rëndësi, ata që numërojnë vendosin gjithçka”, duke shtuar se ky mentalitet ekziston edhe në Shqipëri.

Postimi i plotë:

“DISHEPUJT E FUNDIT TË STALINIT JANË NË SHQIPËRI

“Njerëzit që votojnë nuk kanë asnjë rëndësi, ata që numurojnë vendosin gjithçka”. Kjo është një shprehje e vjetër që i mëvishet ta ketë thënë Stalini, e cila shpjegon qartë konceptin për zgjedhjet të njërit prej diktatorëve më gjakatarë të historisë së njerëzimit.

Edhe pse kohët, rrethanat dhe personazhet mund të mos kenë asnjë ngjashmëri, pak a shumë të njëjtën gjë duket se mendojnë sot ata, që nënshkruan dakordësimin e Këshillit Politik për ruajtjen e statuskuosë në zgjedhjet tona.

Sepse thelbi i marrëveshjes famëkeqe Rama-Basha ishte që çunat problematikë të tre partive recidiviste në vjedhje votash t’i mbanin sërish duart e tyre të ndotura brenda kutive të votimit. Gjithçka tjetër, që diskutohet për këtë temë, ose nuk ka të njëjtën vlerë, ose është teknikalitet pa shumë rëndësi.

Ndaj edhe është e domosdoshme që ajo të rrëzohet, qoftë edhe vetëm për ta çliruar Shqipërinë nga ai mentalitet i ndyrë stalinist për zgjedhjet, më shumë se 100 vjet pas Revolucionit të Tetorit, ku dy apo tre veta duan të numurojnë votat e gjithë të tjerëve.

Listat e hapura, korrektimi kombëtar dhe depolitizmi i komisioneve është trinomi kryesor, që jep zgjidhje reale dhe afatgjatë për një reformë zgjedhore të qënësishme.

Vetëm nëse arrihet kjo, ne mund të shpresojmë se i kemi lënë pas krahëve zgjedhjet problematike, gjithmonë të kontestuara dhe i kemi hapur rrugën një etape të re të përfaqësimit politik dhe të vendimmarrjes në Shqipëri.”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

“Do ndodhë shumë shpejt”, Ngjela reagon pas deklaratës tronditëse të ish-këshilltarit Bolton dhe zbulon çfarë e pret presidentin

Pasardhëse

Revoltohet Robert Berisha: Këngëtaret paguhen 15 mijë euro për 20 minuta playback

Pasardhëse

Revoltohet Robert Berisha: Këngëtaret paguhen 15 mijë euro për 20 minuta playback

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.